Categories
Lajme

Gormez: Duhen përmirësuar kushtet për pelegrinët në Arabinë Saudite

Kryetari i Entit të Çështjeve të Fesë Mehmet Gormez, vazhdon kontaktet në Arabinë Saudite.
Kryetari Gormez dje pati një takim me Ministrin saudit të Pelegrinazhit Muhammed Haxhar me të cilin nënshkroi protokollin e pelegrinazhit për vitin 2013.
Në këtë takim palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për eliminimin e problemeve që përjetohen gjatë pelegrinazhit.
Kryetari i Entit të Çështjeve të Fesë Mehmet Gormez duke vënë në dukje se pelegrinazhi është pasqyra e myslimanëve tha: “Në periudhën e pelegrinazhid duhen eliminuar problemet e njerëzve që në Mekke-i Mykerreme strehohen poshtë urave, nëpër rrugë dhe nëpër çadra jo të mirëmbajtura. Krahas kësaj vitin e kaluar edhe problemi i ujit që u përjetua vitin e kaluar në Arafat këtë vit duhet të mos përjetohet më”.
Në takim gjithashtu u fol për kapërcimin e problemit të pritjes në aeroport të hanxhinjve turq si dhe përmirësimi i kushteve të autobusëve që përdore për këtë qëllim.
Nga ana tjetër, në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke Temel Kotil i cili lajmëroi se ata do të organizojnë fluturime edhe në 8 pika të tjera të Arabisë Saudite. /trt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version