Mosmarrëveshjet rreth shënimit të festave kanë shkaktuar ngatërresa në vendet të cilat me vite të tëra kanë jetuar brenda një civilizimi, tha reisu-l-ulema i Turqisë Mehmet Gormez
“Shënimi festave islame si Kurban-bajrami në data të ndryshme, në rajonet e ndryshme të botës islame, është çështje që ka nevojë për një zgjidhje urgjente”, tha në fjalimin e tij hyrës me rastin e hapjes së Konferencës ndërkombëtare për festat islame Ruyet-Hilal në Stamboll presidenti i administratës për çështjet fetare të Republikës së Turqisë Mehmet Gormez, duke vunë në dukje rëndësinë e unitetit të muslimanëve në mbarë botën.
“Në një kohë kur shumë vende të botës islame janë prekur nga fatkeqësitë e ndryshme, mosuniteti i muslimanëve rreth festave nuk u ka hije pasuesve të Profetit Muhamed. Problemi i vërtetë i festimit të festave në kohë të ndryshme ka shkaktuar ngatërresa në vendet të cilat me vite kanë jetuar brenda një civilizimi, në Ballkan, Kaukaz, Rusi dhe vendet nga rajonet turkofone”, tha Gormez.
Në konferencë, në mesin e shumë pjesëmarrësve, merr pjesë edhe ministri indonezian për çështjet fetare Suryadharma Ali, kryetari i Këshillit të Imamëve të Holandës Elkhammar Elbakali dhe përfaqësuesi i Akademisë Ndërkombëtare të ligjit islamik pranë Organizatës së Konferencës islame (OKI) Abdulkahir Kamer.
Categories