Categories
Lajme FRI

Gostivari vetë shkroi historinë (Foto Galeri)

Klubi futbollistik Gostivari ka shënuar historinë, është hera e parë që një skuadër nga rajoni i Gostivarit kualifikohet në Ligën e Parë. Është dashur vetëm xhiroja e fundit që të vendoset përfundimisht se cilat skuadra do të kualifikohen direkt, cila në mes balotazhit. Gostivari dhe Makedonija Gj.P., do të shkojnë direkt, ndërsa skuadra e “Skopje” dhe Euromilk do të luajnë në balotazh.

Kryesia e KF Gostivari para fillimit të ndeshjes
Në prani të më shumë se 4500 shikuesve, Gostivari me rezultat të thellë mundi Pobeda Junior 5:1, ndërsa festa në qytetin e Gostivarit kishte filluar shumë më herët. Stadiumi që nga ora 15:30 minuta kishte filluar të mbushej, edhe pse ndeshja do të fillonte në ora 17:00. Me duartrokitje, këngë dhe fishekzjarre, u përshëndetën lojtarët më të mirë të ekipit, të cilët edhe këtë herë nuk zhgënjyen tifozët e shumtë në stadium, e në veçanti grupin “Kastriotët”, të cilët gjatë gjithë sezonit kishin qenë pjesë përbërëse e ekipit.

Kryetari Vesel Memedi në festë me tifozët
Gëzimin nuk ka arritur ta fsheh as kryetari i klubit Vesel Memedi, i cili dha maksimumin që më në fund një skuadër nga Gostivari të arrijë në Ligën e Parë. “Jemi pa dyshim se shumë të gëzuar për suksesin, ne vetë shkruam historinë. Me shumë peripeci të mëdha, me shumë pengesa nga shumë anë, mundi ynë dhe i futbollistëve nuk shkoi hyq. Pa dyshim se meritat më të mëdha i takojnë Zotit të plotfuqishëm, ne para 4 xhirove kishim humbur shpresat për inkuadrim direkt, por vetëm Zoti që e bëri këtë mrekulli për ne. Tani na presin shumë punë për në Ligën e Parë, ne jemi ende nën euforinë e suksesit, por duhet të mbledhim veten sa më parë që të përvjelim mangët e të punojmë, pasi Liga e Parë është shumë më e vështirë dhe na pret më shumë punë”, u shpreh për “portalb” kryetari Memedi.

Sulmuesi më i mirë i ekipit, Eshref Dehari me pak fjalë tha se pret që të vazhdojë me lojë të mirë edhe në Ligën e Parë. “Jam gëzuar me faktin se kam qen njëri prej golashënuesve më i mirë me 13 gola të realizuar. Falënderoj kryetarin Vesel Memedi që na ka dhënë përkrahje të madhe, ndërkohë falënderoj edhe fansat “Kastriotët” që kanë qenë gjithnjë me ekipin tonë. Tani më kur jemi në Ligën e Parë, shpresoj të vazhdojmë me suksese edhe në elitë”, deklaroi Dehari.
Xhihan Seferi është futbollisti shkupjan i cili këtë sezon me lojë të mirë ka dëshmuar se është një prej futbollistëve më meritor i skuadrës. Ai te Gostivari erdhi si përforcim nga Rrufeja e Miletinës, e që u dëshmua me kualitet. “Jemi të gjithë nën ethet e emocioneve. Të jesh në përbërje të një ekipi që ka shkruar histori është ndjenjë e mirë. Besoj se do të arrijmë të dëshmohemi edhe në Ligën e Parë:, na tha Seferi.

Ekipi i “Portalb” ishte në stadium për të përcjellë këtë ngjarje historike për Gostivarin dhe ekipin që me shumë mundë arriti kualifikim, ndërsa atmosferën ua sjellim më afër me fotogaleri.  /Portalb
 
 
Për të shikuar fotot tjera, kliko KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version