Qyteti i Manastirit këto ditë është gdhirë me grafite dhe kryqe raciste dhe antishqiptare .
Parullat antishqiptare janë shkruar në godinën e Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit, por edhe në pjesën qëndrore të qytetit.
“Maqedonia e maqedonasve”, “Maqedonia mbi të gjithë”, “Stop Islamizimit” si dhe parulla të tjera edhe antishqiptare kanë shqetësuar qytetarët e Manastirit.
Punonjësit e Muzeut të Alfabetit menjëherë dje kanë ndërhyrë dhe kanë shlyer grafitet e vendosur në godinën e tyre, njofton Ina.
Lidhur me situatën e krijuar dhe frymën e tillë raciste dhe antifetare në Manastir nga qarqe të caktuara ka reaguar myftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu.
“Shpesh po ndodhë shkrimi i parullave kundër popullatës myslimane dhe shkruhet kryqe edhe nëpër xhami. Ne deri tani vazhdimisht kemi reaguar tek policia për të gjetur autorët e këtyre veprimeve. Ne po këshillojmë vazhdimisht besimtarët tonë për të mos ndjekur veprimet e tilla, sepse në këtë situatë kemi provokime”, theksoi Pëllumb Veliu.
Grafite ofenduese kryesisht në baza etnike dhe fetare sot në mëngjes janë vërejtur në qytetin e Manastirit.
Në disa vende të qytetit janë vërejtur një numër i madh i mbishkrimeve nëpër mure që ofendohen shqiptarët dhe muslimanët.
Manastiri si qytet në histori është i njohur për shqiptarët si qyteti i alfabetit, ndërsa sot në këtë qytet nuk kanë mbetur as 10% shqiptarë.
Në këtë qytet nuk ka shpëtuar as Muzeu i Alfabetit i cili disa her ka qenë cak i vandalëve dhe huliganëve maqedonas të cilët e kanë thyer dhe e kan mbushur me mbishkrime si: “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, “Vdekje Shqiptarëve” etj./Albtime.com
Categories