Tarik Ramadan
Ajo çka në Islam ka favorizuar ndonjëherë interpretime te hapura dhe elastike në lidhje me interesin dhe te mirën e përbashkët të njerëzve (Al Maslaha), mundet që në rastin e grave të ketë pasur pasoja krejtësisht të kundërta: kjo teksa merr në konsideratë praktikat e shpeshta zakonore statike të shoqërive për të cilat vendimet e lëshuara nga dijetarët e së drejtës – dhe nga të cilët ato ishin natyrshëm të ndikuar – u bë e natyrshme për të lëshuar interpretime kufizuese, e ndonjëherë të pjesshme e të njëanshme të Teksteve. Kjo ndodhi për shkak të ndikimit të kontekstit kulturor të leximit në vetvete. Më pas qëllimet më të larta universale të Teksteve u kufizuan nga perspektivat e mbyllura të tipareve të veçanta kulturore, të cilat të tërhequra nga liria e veprimit e ofruar nga ndërgjegjësimi i vazhdueshëm  për kulturën (‘urf) si dhe nga Al Maslaha u vunë në mbështetje të legjitimitetit të vet. Ambienti social mundet që ose ta hap e ose ta kufizojë perspektivën e një ajeti apo hadithi: çdokush mund të vejë re se në rastin e gruas – për shkak se çështjet janë të ndjeshme dhe domosdoshmërisht të ndjeshme me traditat dhe marrëdhëniet me pushtetin dhe autoritetin- një projektim kufizues i marrëdhënieve ka mbizotëruar pothuajse gjithmonë për sa kohë që  praktikave ekzistuese kulturore duhet të ruheshin apo të legjitimoheshin. Qasja ndaj fuqisë së dijes, autonomisë intelektuale dhe financiare, ndaj tregut të punës, si dhe ndaj angazhimit dhe zgjedhjes politike, shpesh është kufizuar dhe mohuar, jo vetëm në dritën e Teksteve, por nëpërmjet përthyerjes vendimtare të kontekstit kulturor.
Ekspertët meshkuj e femra fuqaha ( apo, ekspertët në jurisprudencën islame) ashtu si edhe antropologët, historianët, sociologët, dhe etnologët sërish (sërish meshkuj e femra) duhet të punojnë së bashku në një proces të gjerë të studimeve kritike, ri-interpretimeve si dhe analizave të shoqërive për të cilat – dhe në të cilat – Tekstet duhet të kuptohen dhe të zbatohen. Një trup i objektivave të larta si dhe  (etikat përkatëse të aplikuara) duhet të themelohen  përpara çdo analize rrethanore të Teksteve dhe mjediseve në mënyrë që të shmangin rrezikun e të qënurit të mashtruar nga letrat e disa teksteve apo nga prangat kulturore të së kaluarës apo shoqërive bashkëkohore. Vetëm në këtë mënyrë puna deduktive e zbatimit të urdhëresave mund të bëhet kuptimplotë: duke qenë besnike ndaj mesazhit pa pasur frikë që të shqetësojë kornizat sociale, marrëdhëniet e pushtetit, si dhe rolet tradicionale të vendosura mbi gruan si rezultat i një kuptimi të pjesshëm të rezultatit (apo në një mënyrë më të rëndomtë, të vullnetit për të ruajtur interesat e kuptuara qartësisht të meshkujve). Pra pikërisht këtë kërkon pajtimi me substancën çlirimtare të predikimeve të Islamit.
Dikush duhet të fillojë duke përcaktuar qartë bazat dhe rendin e diskursit rreth grave. Qasja ndaj objektivave nuk na lejon ne që të tejkalojmë të folurën  përtej qenies së gruas , spiritualitetit të tyre, autonomisë dhe përgjegjësisë, si dhe kuptimin thelbësor dhe shoqëror të gruas. Dijetarët meshkuj munden që ti prekin ndonjëherë këto dimensione, por është gruaja ajo që duhet që së brendshmi, ta refuzojë së pranuari këtë ligjërim fetar rreth tyre që duhet të jetë jo vetëm ligjor por për pasojë edhe i cunguar, për sa kohë që ajo merret me marrëdhëniet ndërpersonale, pa dhënë hollësira në lidhje me natyrën femërore. Prandaj çlirimi i parë që duhet të bëhet- dhe kjo mund të çojë të gjithë bashkësinë e besimtarëve anembanë botës drejt ndryshimit- konsiston në krijimin e një ligjërimi mbi natyrën femërore që rikthen lidhjet me kuptimin sesa vetëm përqendrimin e vetëm tek normat. Zgjimi shpirtëror dhe ringjallja që pason nga shoqëritë me shumicë myslimane dhe gjetkë, dhe në të cilat gratë janë veçanërisht agjentë aktiv, kërkon një ligjërim të ri në lidhje me kuptimin e besimit, lirisë dhe angazhimit social. Mbetet gjithashtu e vërtetë se disa e ngatërrojnë këtë nevojë për kuptimin – në zemër të kulturës botërore dhe me humbjen e pikave të dikurshme të referimit – me një kthim tek burimet më të ngurta tradicionale që duken se po mbrojnë të dyja si kuptimin ashtu edhe normat. Zgjidhja e ekuacionit të koklavitur të së tashmes duke ju referuar një modeli të idealizuar të së shkuarës është tipike e situatave të krizës, humbjes së besimit dhe nevojës për mbrojtje kundra ndryshimeve shoqërore që shpëtojnë kontrollin e atyre që janë të përfshirë.
Kjo është arsyeja se përse ligjërimi duhet të mbështetet në studime të thella të së gjitha dimensioneve të qenies së gruas. Kjo nënkupton, që përtej normave, të ngresh të tilla çështje si përvetësimin e dijes (në lidhje me Tekstet dhe të gjitha shkencat e tjera) për gruan, kuptimin e dinjitetit të tyre dhe mirëqenies në çdo gjë që ka të bëjë me mendjet, zemrat dhe trupat e tyre, autonomisë së tyre të patjetërsueshme si dhe thelbin e lirisë së tyre në mentalitetet e përfaqësive sociale ashtu si edhe në strukturat e grupimeve, pa tejkaluar çështjen e thelbit të natyrës femërore si dhe faktorëve të tjera të lidhura me të. Procesi fillestar emancipues është kërkues.
Edhe njëherë, përpara se të kthehemi ndaj çështjeve të diskriminimit social dhe strukturave të pushtetit në grupet njerëzore, nevojiten edhe kërkimi i thelbit ndaj reflektimeve më të hershme në lidhje me besimin, spiritualitetin. Asgjë, ose shumë pak, është thënë dhe punuar në lidhje me çështjen e kërkimit të thelbit dhe të ballafaqimit me një spiritualitet që duhet të jetë një premtim për çlirim dhe autonomi. Objektivat më të larta të etikës në lidhje me qenien e brendshme kërkojnë edukimin e ndërgjegjes, duke respektuar dinjitetin e qenies, dhe duke kërkuar ekuilibrin e brendshëm, dashurinë, sinqeritetin, përulësinë dhe soditjen. Kjo është një ftesë për të përpunuar një filozofi thelbësore të qenies femërore, të autonomisë dhe lirisë që ka gjasa të merret me të dyja me përfaqësitë me të ngurta tradicionale si dhe me projeksionet më moderne subjektive. Sugjerime duhet të ofrohen për një prani shoqërore si dhe për përfshirjen e gruas duke u mundësuar atyre që të bëhen të jenë të pajtueshme me qeniet e tyre të brendshme si dhe thelbit të lirisë së tyre, duke refuzuar reduktimet dhe tëhuajëzimet, si në rolin e gruas si funksion i së shkuarës ashtu si edhe në rolin e tyre aktual si objekt seksual.
Reflektimi rreth grave si subjekte duhet të kombinohet me reflektimin thelbësor të gruas si qenie ne vetvete. Kjo e fundit përcakton thelbin e natyrës së gruas në dinjitetin e saj, ndërsa tjetra i garanton gruas mjetet për të qenë e lirë. Çështja nuk është vetëm për të luftuar diskriminimin- megjithëse kjo betejë është e domosdoshme – porse gjithashtu edhe për të bërë shoqërinë që të ndryshojë në dritën e pyetjeve që gratë ngrenë sot në lidhje me vetvetet e tyre, duke u kërkuar kështu shoqërive kërkimin për thelbin, pasurisë së tyre si dhe lirinë e qenieve të tyre.
Shumë është thënë në Perëndim në lidhje me veshjen e grave myslimane, me synimin nga këto të fundit si një shprehje e modestisë dhe nga disa të tjerë, në shoqëritë moderne, si një shenjë e nënshtrimit diskriminues. Shpesh gjatë reagimit, institucionet ose dijetarët myslimanë janë parë ti qasen veshjes si një shprehje përfundimtare e besimit apo si një akt të rezistencës kundër imperializmit kulturor perëndimor. Në të gjitha rastet, debatet kanë ulur kuptimin e vetë modestisë në funksion të mjeteve dhe qëllimeve. Në rendin shpirtëror, në reflektim rreth qenies dhe të lirisë, të kuptuarit e thelbit të modestisë (qoftë për meshkuj apo për femra) nuk mund të kufizohet në çështjen e modestisë së dukjes, në veshje. Kjo e fundit duhet të jetë pjesë e një qasje shumë më themelore që e integron kuptimin e modestisë shpirtërore, psikologjike dhe intelektuale së bashku me modestinë në veshje. Në një kohë kur gratë janë shumë shpesh të mbyllur ndaj përfaqësimeve  në mënyrë rigoroze normative ose kryesisht estetike, ky reflektim për thelbin dhe kuptimin e modestisë kundërmon aromë proteste dhe të çlirimi. Rezistenca fillon në thellësi të tilla.
Kjo nuk e pengon reflektimin themelor në lidhje me çështjet sociale, krejt të kundërta. Për arsye që kanë të bëjnë me qenien, ndërgjegjen, por edhe me thjesht fiziologji, gratë lidhen në mënyrë mjaft specifike me jetën, angazhimin, fëmijët dhe edukimin. Kurrë nuk kanë qenë shoqëritë tona në një nevojë të tillë urgjente, për input femëror në qasjen e disa çështjeve që janë në të vërtetë më të gjëra sesa që  ” thjesht ” çështja e grave. Megjithatë një nga kontributet më të mëdha të grave në kauzën e tyre mund të qëndrojë më së miri, jo vetëm në rezistencën ndaj diskriminimeve dhe tëhuajëzimeve që i ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ato, porse në rrugën e tyre të veçantë të qasjes ndaj  krizave sociale që na përfshijë të gjithë ne. Këtu përsëri, kjo çështje duhet të trajtohet nga burimi, e cila mund të rezultojë në një mënyrë të re të përcaktimit të prioriteteve të angazhimeve shoqërore dhe politike. Kjo nënkupton fillimin duke refuzuar për të hyrë në universin politik burrave duke iu qasur politikës në të njëjtën mënyrë siç bëjnë burrat.  Kjo do të jetë asgjë më pak se një formë tjetër të tjetërsimit. Kjo çështje është shumë specifik dhe kërkon një pyetje globale të thellë në lidhje me kauzën dhe kontributin e grave në kohët moderne.
Nga pikëpamja e fukahave, të burrave dhe të grave në vetvete, përparësia është shpëtimi nga përfaqësitë sociale dhe mediatike në lidhje me ” Perëndimin “, i cili i kufizon debatet për çështjet e modeleve ose formave. Kështu, modeli kulturor perëndimor është teksa kërkon rezistencë përmes theksimit të veçantë në një ” përgjigje islame” duke u mbështetur thelbësisht  në formalizimin e roleve sociale apo të veshjes. Përgjigja është e pamjaftueshme, dhe ajo mund të vërehet çdo ditë. Atëherë, larg nga çdo formalizëm, ose më mirë në kundërshtim me të gjitha formalizmat, angazhim për njohjen e qenies së grave dhe përfshirjen e tyre duhet të fillojë nga përcaktimi i  qëllimeve dhe jo vetëm nga perceptime. Përpara çdo procesi të angazhimit kolektiv, social apo politik , gratë duhet që – së bashku me meshkujt – të përcaktojnë skicën e një kuptimi fetar dhe humanist si dhe të ligjërojnë pajtimin e  gruas  me funksionin e tyre si të lira, autonome dhe agjente përgjegjëse shpirtërore. Duke u mbështetur në këtë qasje, e cila rilexon Tekstet në dritën e qëllimeve më të larta, bëhet e mundur për të menduar për praninë e grave dhe kontributeve të mëdha për zhvillimin e shoqërive bashkëkohore, duke ndërmarrë  reforma ndaj diskriminimit që ata vazhdojnë të vuajnë.
Ne duhet në mënyrë të qartë të refuzojmë që një grua me të njëjtin trajnim dhe aftësi si të një burri,  të diskriminohet në punë ose të paguhet vetëm 70 për qind e pagës së një burri, që ajo duhet të pengohen nga postet përgjegjëse për shkak të qenit një grua, që shtatzënia duhet të konsiderohet si një e metë apo se ajo duhet të detyrohet të nënshtrohet ndaj imazheve mashkullore që ende dominojnë në tregun e punës.  Këshillat ligjore të fukaha ‘ duke përfshirë edhe dijetarët gra, të specializuar në Tekste, si dhe në studimin e logjistikës sociale, duhet të flasin në lidhje me këto çështje të të drejtave, drejtësisë dhe barazisë. Kjo është pjesë e reformës afatgjatë të mentalitetit dhe dinamikave sociale, ajo kërkon angazhim të vendosur në fushat e arsimit, punës sociale dhe psikologjisë kolektive. Kufizimet, bllokimet dhe zvetënimet e mesazhit gradualisht ndikojë në të gjitha universet e referencës, dhe bota myslimane, e ndarë mes refuzimit dhe imitimit, nuk mundet që aktualisht të bëjë ndonjë kontribut madhor në këtë reflektim themelor.
Gratë duhet të luftojnë kundër të gjitha diktaturave formaliste: si të atyre që imponojnë shaminë pa besimin në praktikë që vjen nga zemra dhe ato që imagjinojmë të objektizuar të gjithë trupat femëror në përshtatje të përmasës së fustanit, si dhe atyre  që detyrojnë gratë të qëndrojnë në shtëpi për arsye fetare.
 
Përktheu: Ervin Hakorja