Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.
Mediat greke shkruajnë se në Greqi, ekziston një fshat i banuar vetëm me shqiptarë.
Fotot që shihni janë bërë në fshatin malor Asimohori, krahinë e Konicës, ku sipas raporteve, vendasit e kanë braktisur duke e lënë atë të banohet vetëm nga emigrantë shqiptarë.
Për shkak të vështirësive të dimrit, banorët grekë e lënë fshatin dhe shkojnë në shtëpi të tjera në zona më të ngrohta, ndërsa këtë fshat e vizitojnë nga pranvera deri në vjeshtë.
Kështu në muajt e gjatë të dimrit, “pronarë” të Asimohorit të mbuluar nga bora, janë banorët shqiptarë.
Categories