Lajmin e bën të ditur e përditshmja maqedonase “Dnevik”. Deklarata e deputetit vjen pas qarkullimit në media të propozimit të Greqisë për emrin e Maqedonisë.
Kryenegociatori grek Adamadios Vasilakis i ka propozuar palës maqedonase në takimin e fundjavës së shkuar në Nju Jork emrin “Maqedonia Sllavo-Shqiptare”, si një zgjidhje e mundshme e problemit.
Sipas Miloshoskit, në vitin 2009-të kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, pati deklaruar se Greqia duhet ta bllokojë Maqedoninë derisa vendi të bjerë dhe të ndahet mes Shqipërisë së Madhe dhe Bullgarisë.
Categories