Categories
Lajme FRI

Gruaja jote

Shumicën prej artikujve që kam lexuar për martesën, fokusohen në atë se si gruaja duhet të jetë e besueshme, lojale, e dashur, e butë ndaj burrit të saj.
Këto artikuj të cilat i kam lexuar janë shumë dobiprurëse dhe kështu unë pyes veten time: “Si është e mundur që ne mezi të takojmë artikuj ku i thuhet burrave për obligimet e tyre ndaj grave të tyre?” Fatkeqësisht shumë prej njerëzve besojnë se nuk kanë dhe aq shumë obligime ndaj grave të tyre përveç asaj se duhet t’iu sigurojnë strehim, ushqim dhe veshmbathje… Por çka për ndjenjat e saj, mendimet, pikëpamjet që ajo shfaq për gjëra të ndryshme?
Unë nuk e di pse disa nga burrat nuk i konsiderojnë të rëndësishme mendimet apo edhe sugjerimet që ato bëjnë, apo pse ata nuk pëlqejnë kur gratë e tyre i pyesin ata –qetësisht- për të bërë diç? Nuk po vendos gisht në askë dhe as që i përgjithësoj gjërat… Por, veçse po vë në pah këtë çështje shumë të ndjeshme që meshkujt duhet të kuptojnë se është koha që t’i përmbushin kërkesat dhe nevojat e pranueshme të grave të tyre..
1) Burri duhet të jetë respektues ndaj gruas së tij dhe çdo herë duhet të kujtoj që ta trajtojë në atë mënyrë në të cilën edhe ai do të pëlqente të trajtohej nga ajo…
2) Burri duhet ti jep mundësi gruas së tij që t’i shpreh ndjenjat e saja, që të bisedoj për gjërat të cilat atë e bëjnë të jetë e mërzitur veçanërisht për atë se femrat janë shumë të ndjeshme dhe emocionale..
3) Burri duhet të tolerojë gruan e tij kur ajo është në gjendje jo të mirë shpirtërore (nervoze) apo kur ajo ndihet e mërzitur ngase në fund të fundit ajo është qenie njerëzore me ndjenja dhe emocione (nuk them se duhet të tolerohen gjithherë ankesat (nervozizëm), por ndonjëherë ndodh kjo kur ajo është në ndërrimin e saj hormonal)
4) Burri duhet ta pranojë gruan e tij ashtu si është, ka disa gjëra në një grua të cilat ajo nuk mund t’i ndryshojë prandaj ai duhet ta pranojë atë ngase ashtu e ka krijuar Allahu. Me kujtohet një tregim të cilin e pata dëgjuar për Omer Ibn el Hatabin, kur njeriu shkoi t’i ankohet atij për gruan e vet duke i folur atij me zë të madh, dhe para se ta trokiste derën e shtëpisë së Omerit, dëgjoi se edhe gruaja e Omerit i bërtiste atij… dhe kur Omeri e pa njeriun i tha ” Unë erdha që të ankohem tek ti për gruan time dhe gjeta se në të njëjtën situate po gjendesh edhe ti” Omeri Ibn el Hatabi ia ktheu ” Si nuk mund ta toleroj atë kur ajo i ka rritur fëmijët e mi, i lan rrobat e mia, kujdeset për shtëpinë time dhe kështu me radhë” subhanAllah, sa e vërtetë… Nëse gruaja jote ka bërë gati gjithçka për ty… Atëherë duhet të jesh falënderues ndaj saj për atë se jo të gjithë gratë janë po aq të mira sa gruaja jote… Jepi shansin gruas tënde të jetë ajo që është kur është pranë teje… trajtoje gruan tënde ne mënyrë të cilën do të dëshiroje edhe ti të jesh i trajtuar nga ajo.
Shihni se si i dashuri ynë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) sillej me familjen e tij dhe se çfarë na porositi për trajtimin ndaj familjes sonë në vëllimin e 7-të, libri 64, nr. 276
Transmetohet nga El-Esuab bin Jezid:
E pyeta Ajshën r.a. “Çfarë bënte Pejgamberi kur gjendej në shtëpi?” Ajo tha: Ai punonte për familjen e tij, dhe kur dëgjonte ezanin (thirrjen për namaz), ai do të shkonte.”
Përktheu: Jehona Perquku

Exit mobile version