Cheryl Sudduth ka vendosur të bëhet gruaja e dytë muslimane për të kandiduar për një ulëse në Kongresin e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës..
Duke kërkuar për të hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve për të përfaqësuar rrethin e 11-të Kongresit të Kalifornisë, ajo shpreson për të përmirësuar sistemin arsimor publik, dhe për të mbyllur hendekun e dallimeve në mesin e anëtarëve të komunitetit, ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.
Si një grua afrikano-amerikane muslimane, ajo gëzon përkrahjen e shumë njerëzve në komunitetin e saj Afrikano-Amerikane dhe nga pakica Muslimane, si dhe nga gratë.
“Ne ende kemi nevojë për më shumë gra ligjvënëse që sigurojnë çështjet e grave sepse ato kanë përparësi, kështu ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.
Si një ish-punonjëse e re, ajo ka ndihmuar, në veçanti, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe me raste sociale të cilët i merrte në punë dhe trajnime, duke iu mundësuar për të fituar me aftësitë vitale të jetës.
Ajo ka qenë edhe një aktiviste kundër diskriminimit gjinor, etnik, racor dhe në vendin e punës, si dhe një aktiviste për pagesë të barabartë.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi,
Burimi: World Buletin
EDITOR
11 years ago
previous article
Reagim i QMBI-së në lidhje me sulmet e vazhdueshme ndaj familjes Zeqiri në Radishan të Shkupit
next article
QMBI letërngushëllimi kryeministrit turk Erdogan
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago