Trajneri i Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola e pranon se kjo skuadër është përmirësuar edhe më shuymë krahasuar me atë të një sezoni më parë. Me suksesin në Berlin, Bayerni theu një tjetër rekord duke e fituar titullin 7 javë përpara fundit, duke e paraprirë me një javë rekordin e sezonit të shkuar.
“Jam shumë i kënaqur me arritjen tonë. I kemi shtuar këtij klubi një tjetër titull dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Kemi zhvilluar një sezon fantastik dhe tani duhet të festojmë për arritjet tona. Bundesliga është buka dhe gjalpi jonë. Në Kupë është e lehtë sepse me 4 apo 5 fitore mund të arrish në finale por kampionati është tjetër histori sepse duhet të punosh çdo ditë dhe çdo fundjavë për një sezon të tërë”.
Në këndvështrimin e teknikut spanjoll, skuadra është përmirtësuar ndjeshëm krahasuar me grupin e drejtuar nga Heynckes.
“Nëse shikoni skuadrën e Jupp Heynckes dhe e krahasoni me aktualen, mendoj se kemi bërë një punë edhe më të mirë. Ky është rezultat i përkushtimit tonë të madh. Në fillim të sezonit shpreson që gjithçka të shkojë mirë, por unë nuk e kisha menduar se do të shkonte kaq mirë. Gjatë 5 muajve të parë patëm shumë probleme për shkak të dëmtimeve dhe nuk ishim në nivelin e dëshiruar por talenti që kanë këta lojtarë na nxorri nga kjo situatë”.
Në fund, Guardiola lë të kuptohet se puna për ndërtimin e filozofisë së tij në Mynih nuk ka përfunduar ende.
“Gjithsesi, pavarësisht arritjeve mendoj se mund të përmirësohemi edhe më shumë me kalimin e kohës. Tani do të festojmë sëbashku dhe duhet të na bashkohen të gjithë. Këto dy ditë do të mendojmë vetëm për festën dhe më pas do të përqëndrohemi te objektivat e tjerë të sezonit”.
EDITOR
11 years ago
previous article
Mësojnë maqedonisht, testohen shqip
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
9 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
9 hours ago