Ndonëse Pep Guardiola ka deklaruar se do të fillojë punën te Bajern Mynih vetëm në qershor, për të mos ndikuar te ajo që po bën skuadra nën drejtimin Jup Heinkes, ai ka bërë hapat e parë drejt ndërtimit të ekipit për sezonin ardhshëm.
“Bild” ka zbuluar se dje është mbajtur një takim i fshehtë mes trajnerit spanjoll dhe drejtuesve të skuadrës bavareze, Karl Hainz Rumenige dhe Matias Samer, në një hotel në Zyrih, ku janë zhvilluar bisedimet rreth planeve për vitin tjetër.
Sipas asaj që ka mësuar gazeta gjermane, Guardiola ka kërkuar informacion më të detajuar rreth lojtarëve që janë aktualisht pjesë e ekipit, si dhe ka bërë të qartë se cilët janë emrat që ai kërkon të afrojë në ekip për sezonin e ardhshëm.
Në majë të kësaj liste vazhdon të jetë sulmuesi polak Robert Levandovski, i cili sonte do të jetë si kundërshtar i skuadrës bavareze në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.
Një lajm i tillë dhe sidomos zërat por merkaton e klubit, mund të shpërqendrojnë skuadrën, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon perfekt, me dominimin absolut në kampionat dhe kualifikimin thuajse të siguruar në Ligën e Kampioneve, ndërsa në takimin ndaj Borusia Dortmund do të kërkojë të mbetet në garë për trofeun e tretë sezonal. (LajmeShqip.com)
EDITOR
12 years ago
previous article
Autogol spektakolar në sekondën e fundit (Video)
next article
Takohen Meshaal dhe Kardavi, kërkohet unitet politik
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
21 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
21 hours ago