Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, nuk pajtohet me projektimet e FMN-së, të cilat parashohin se borxhi publik i vendit deri në vitin 2018-të do të arrij 49% nga Prodhimi Bruto Vendor. Monetarët konsiderojnë se këto do të jenë rezultatet e futjes në borxh të ndërmarrjeve publike. Megjithatë, Bogov thotë se do të shihet në fund cili projeksion do të jetë i saktë.
“Ky është parashikim i tyre, siç thashë, të gjithë kemi projektime të ndryshme, se cili do të jetë i saktë, do të shohim. Mirëpo, vitet e kaluara dëshmuam se projektimet tona, gjithmonë janë më afër realizimit, sepse ne kemi model më gjithëpërfshirës të ekonomisë së Maqedonisë, derisa institucionet ndërkombëtare, nuk kanë model të veçantë për ekonominë e vendit tonë, dhe ekonominë tonë e shohin në kontekst rajonal, ku me siguri shumë pak vëmendje i kushtojnë ekonomisë së Maqedonisë”, tha Bogov.
Megjithatë ai nuk tregoi sa do të jetë borxhi publik sipas projektimeve të Bankës Popullore, duke shpjeguar se ata kanë parashikuar treguesit e tjerë makroekonomik, por në shifra të tilla të FMN-së nuk kanë ardhur. Duke ligjëruar para studentëve të Universitetit Shtetëror të Shkupit, Bogovi bëri me dije se nuk mundet që brenda natës të pres nga investitorët të japin paga të larta.
“Nëse ne kompanive të huaja u imponojmë se patjetër duhet të japin pagë mesatarë prej 400 euro, nuk do të vinin edhe aq, nuk do të punësojnë, atëherë cili do të ishte efekti? Po, ato paga janë të ulëta, mirëpo kjo është rruga nëpër të cilën duhet të kalojmë”, deklaroi Bogov.
Në vlerësimin e fundit të FMN-së për vendin, është theksuar se investimet e huaja kanë rritur eksportin, edhe pse të hyrat neto janë akoma të vogla. Mirëpo, disa nga drejtorët e Bordit të FMN-së vërejnë se krediti prej 221 milion euro që qeveria mori para zgjedhjeve të vitit 2011, është shfrytëzuar si kundërpërgjigje e shokut të brendshëm ose të jashtëm.
EDITOR
11 years ago
previous article
Cilat janë trupat e vendosura në Krime
next article
Feminizmi ose gabimi mbi gruan
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago