Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka deklaruar se rikandidimi i tij dhe kandidimi i kryeministrit aktual Erdogan, për postin e presidentit, do të bëhet me marrëveshje mes të dyve
“Siç jam shprehur edhe më parë, vendimi për kandidim në zgjedhjet presidenciale, unë dhe Erdogan, do të bëhet me marrëveshje mes nesh. Mesa duket, zoti kryeministër po konsultohet lidhur me këtë çështje. Dua të theksoj se lista e kandidatëve do të përmbajë dhe emra të tjerë.” u shpreh ai.
Vlen të themi se zgjedhjet presidencial të Turqisë do të zhvillohen me 10 gusht dhe do të jenë zgjedhjet e para në të cilat presidenti zgjidhet me vota nga populli. /ardhmeriaonline/
Categories