Categories
Lajme

Gyl-Mursi-Ahmedinexhad, vlerësohen rrugët e zgjidhjes politike në Siri

Presidenti turk, Abdullah Gyl, në takimin tresh që realizoi në Kajro me homologun egjiptian Muhamed Mursi dhe atë iranian Mahmud Ahmedinexhad, vlerësoi rrugët e zgjidhjes politike të krizës në Siri.
Gyl dhe Ahmedinexhad, të cilët ndodhen në kryeqytetin egjiptian për të marrë pjesë në samitin e 12-të të Organizatës së Kooperimit Islamik, u takuan me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Muhamed Mursi.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për një zgjidhje politike të krizës siriane dhe u konfirmua konsensusi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të këtij vendi.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Gyl i tha bashkëbiseduesit iranian se Teherani mund të marrë përsipër një rol më aktiv për ndaljen e gjakderdhjes në Siri.
Kurse Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad theksoi se një ndërhyrje e jashtme në Siri do të ishte e papranueshme.
Palët vendosën për vazhdimin e takimeve teknike lidhur me zhvillimin e mekanizmave të zgjidhjes politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version