Categories
Lajme

Gyl: Terrorizmi bie ndesh me frymën e islamit

Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka deklaruar se islami është fe e tolerancës dhe e dashurisë dhe se ai nuk përkon askund me identë terroriste dhe ekstremiste.
Këtë deklaratë, presidenti turk e bëri gjatë çeljes së punimeve të konferencës për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar të Konferencës Islame, në takimin e saj të 29 në Stamboll. Gyl theksoi fort se terrorizmi nuk ka vend në islam dhe se injoranca, varfëria, boshllëku shpirtëror, pabarazia etj… janë pjesë kryesore e listës që nxisin bindjet ekstreme, të cilat i refuzon islami.
“Feja jonë e barazon atë që merr një jetë padrejtësisht, me vrasjen e të gjithë njerëzimit, prandaj dhe është detyra e të gjithëve ne që ta luftojmë terrorizmit dhe të luftojmë edhe shkaqet që çojnë drejt tij.” tha Gyl.
Presidenti turk tha se plaga siriane vazhdon të kullojë gjak dhe se është detyrë e vendeve të botës islame që të gjejnë zgjidhjen e përshtatshme për këtë krizë, në të kundërt do u imponohet një zgjidhje nga jashtë që ndoshta nuk e pëlqejnë.
Ministri i jashtëm i Turqisë Ahmed Dautoglu, ka lënë të nënkuptohet se vendi i tij mund të bashkëpunojë me Irakun dhe Iranin lidhur me një zgjidhje të mundshme të krizës në Siri. Marrëdhëniet me fqinjin e tij Irakun, janë përmirësuar shumë kohët e fundit dhe pritet që të thellohen edhe më shumë nga vizitat dypalëshe dhe puna e përbashkët për stabilitetin e rajonit. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version