Më datë 30 shtator 2022 në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup me një ceremoni të begatë u promovua hafizi më i ri, Sejjid Idrizi.
Hafiz Sejjid Idrizi hifzin e mbaroi në Institutin e hifzit “Hafiz Ismail efendiu” tek muhafizi dhe përgjegjësi i institutit, hafiz Xhemail Nuhiju.
Vlen të theksohet që Sejjid Idrizi ishte pjesëmarrës në projektin “Incept” që realizon Forumi Rinor Islam në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor”.

Forumi Rinor Islam shpreh urimet më të përzemërta për hafizin më të ri në Shkup, Sejjid Idrizin dhe familjen e tij me lutje që sukseset dhe kontributi i tij për një shoqëri më të mirë të jenë pjesë e pandashme e jetës së tij.