Categories
Lajme

Hakan Shukur: Nuk jam turk, jam shqiptar

Futbollisti internacional turk Hakan Shukur, aktualisht deputet në parlamentin turk sot duke iu pergjigjur një pyetjeje për cështjen kurde në Turqi deklaroi “Unë jam shqiptarë, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi i im është më ndryshe. Unë jam ushqyer nga kjo tokë”.
Ne këtu përjetuam ndarje të shumta dhe kjo u reflektua edhe me vecoritë etnike, për këto cështje shteti duhet të angazhohet dhe ne këtë si parti në pozitë po bëjmë tani. Krejt kjo për tërësinë dhe mirëqenien e vendit tonë, duke potencuar rëndësinë që ka kontributi i të gjithëve në ndërtimin e shtetit turk, transmeton Almakos.
Ai përmendi edhe sfidat e të kaluarës kur diferencimet në bazë të gjuhës, besimit, vendit të origjinës ishin shumë të theksuara, kur cdokush ishte në kërkim të drejtave të veta. Mirëpo, Shukur u shpreh se sot si shtet, Turqia, i kushton rëndësi këtyre cështjeve.
Këto deklarata, Hakan Shukur, i bëri në një debat që kishte në universitetin Mehmet AKif Ersoy me studentet në qytetin Burdur të Turqisë.
 
Fjalimi i Erdoganit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version