Categories
Lajme

Hapet mesxhidi i parë në spitalin e Linzit

Të martën, më 14 shkurt 2013 u hap zyrtarisht mesxhidi i parë në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Linzit
Në praninë e personaliteteve nga Kuvendi Komunal i Linzit, udhëheqësit e spitalit dhe personaliteteve tjera fetare si dhe qytetarëve nga Linzi e rrethina, u bë hapja solemne e këtij mesxhidi.
Në Austri spitalet kanë edhe përkujdesje shpirtërore e fetare, ngase sipas hulumtimeve është vërtetuar se përkujdesja shpirtërore tek të sëmurët luan rol të veçantë në rehabilitimin dhe shërimin e tyre.
Të krishterët e kanë pasur këtë mundësi që prej kohësh, e në disa spitale të Vjenës ka vite që muslimanët e kishin një mundësi të tillë. Kështu që prej javës së kaluar edhe muslimanët të cilët trajtohen në spitalin e Linzit do ta gëzojnë këtë të drejtë.
Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Hafiz Murat Baser falënderoi kompetentet për gatishmërinë e tyre që edhe muslimanëve t’ju ofrohet një gjë e tillë, dhe njëherit bëri thirrje për paqe bashkëpunim dhe përkrahje për një të ardhme të përbashkët./igj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version