Categories
Lajme

Hapet Qendra Kulturore Islame në Rusi

Një Qendër Kulturore Islame është hapur nën mbikëqyrjen e Zyrës për Çështje Fetare të Muslimanëve të Russisë në qytetin Klimovsk.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Islame (IINA), qendra u hap me rastin e Ditës Kombëtare të Unitetit në Rusi.
    Trajnimi i një brez të ri të muslimanëve në shoqërinë ruse, përhapja e kulturës islame në mesin e fëmijëve muslimanë të Rusisë, promovimi i  bashkëjetesës paqësore dhe respekti i ndërsjelltë ndërmjet kombeve dhe feve janë objektivat e qendrës.
     Rustem Davoudov, kryetar i pakicës muslimane në rajonin e Podolsk në Moskë, tha se qendra është e hapur për të gjitha grupet e njerëzve  edhe për  ata të cilët janë të interesuar për të ditur rreth Islamit.
    Klimovsk është një qytet në rrethin e Moskës, i cili ndodhet 55 kilometra në jug të Moskës dhe 8 kilometra në jug të Podolskit.
     Islami është feja e dytë më e përhapur në Rusi. Feja Islame është konsideruar si një prej feve tradicionale të Rusisë, ligjërisht pjesë e trashëgimisë historike ruse.
 
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
 

Exit mobile version