Categories
Lajme FRI NË GJURMËT E MË TË MIRËVE

HAPJA E MANIFESTIMIT “NË GJURMËT E MË TË MIRËVE” 2025 – RECITIMI I AJETEVE KURANORE

Manifestimi tradicional “Në gjurmët e më të mirëve 2025” u hap me një moment të veçantë shpirtëror, përmes recitimit të ajeteve të Kuranit Fisnik nga kurra Abdurrahim Sulejmani.
I gjithë publiku u mbush me qetësi e madhështi teksa u lexuan dy ajetet e fundit të Sures El-Bekare – ajete që sjellin përkujtim për besimin, përgjegjësinë dhe mbështetjen te Zoti – si dhe pesë ajetet e para të Sures Alek, të cilat na kthejnë te thirrja hyjnore “Lexo!”, fillimi i shpalljes dhe themeli i dijes.
Ajetet e 𝗦𝘂𝗿𝗲𝘀 𝗘𝗹-𝗕𝗲𝗸𝗮𝗿𝗲 theksuan besimin e të dërguarit dhe besimtarëve, mëshirën e Allahut dhe lutjet e tyre për lehtësim e falje:
“Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro…”
Ndërsa ajetet e 𝗦𝘂𝗿𝗲𝘀 𝗔𝗹𝗲𝗸 na rikujtuan madhështinë e dijes dhe mësimit:
“Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi… Ai që e mësoi njeriun me pendë, ia mësoi atij atë që nuk e dinte.”
Kjo hapje e manifestimit, e mbështjellë me dritën e fjalës së Zotit, shënoi një fillim solemn dhe frymëzues për të gjithë të pranishmit, duke na rikujtuar se çdo rrugëtim drejt së mirës nis me dije, besim dhe përulësi.
Shkup, 26 nëntor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version