Forumi Rinor Islam në hapësirat e Qendrës Rinore në Tetovë, bëri hapjen solemne të vitit akademik 2018/2019.
Fillimisht hapjen e programit e bëri përgjegjesi i Qendrës Rinore në Tetovë, Mevlan Abazi, ndërsa më pas para të pranishmëve fjalë përshëndetëse kishte kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, i cili përshëndeti studentët dhe iu uroi suksese në vitin e ri akademik 2018/2019. Më pas, me disa këshilla motivuese rreth arsimimit dhe edukimit, të pranishmëve iu drejtua edhe hoxhë Fevzi Musliu nga qyteti i Shkupit.
Programi u përmbyll me një koktej modest.
Categories