Forumi Rinor Islam në hapësirat e Qendrës Rinore në Tetovë, bëri hapjen solemne të viitit akademik 2015/2016.
Fjalime përshëndetëse patën kryetari i Forumit Rinor Islam,Fevzi Musliu, drejtori i Qendrës Rinore, Fisnik Shabani dhe përgjegjësi i Sektorit për Edukim, Xhabir Emini.Nuk munguan edhe fjalimet nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së z. Esma Sherifi dhe përgjegjësja e Sektorit të Femrës në Tetovë.
Poashtu u bë edhe prezentimi i programit vjetor që do të realizohet më studentët gjatë këtij viti. Studentët u informuan edhe për rregullat dhe obligimet e tyre.
Programi u përmbyll me një koktej modest.
Categories