Categories
Lajme FRI Lajmerime

Hapja solemne në Qendrën Rinore të FRI-së Tetovë

Me datë 8 Tetor 2013, në Qendrën Rinore të Forumit Rinor Islam në Tetovë u ba hapja solemne e këtij viti akademik. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin Kryetari i FRI-së Fevzi Musliu, drejtori i Qendrës Fluent, Muhamed Jonuzi, profesorë të universiteteve dhe anëtarë tjerë të FRI-së, si dhe studentët të cilët këtë vit do të jenë pjëse e kësaj qendre dhe do t’i shfrytëzojnë shërbimet e saja.

 
Fjalim përshëndetës pati Kryetari i FRI-së Fevzi Musliu i cili dha edhe disa këshilla për studentët që do jenë pjesë e kësaj qendre këtë vit, duke i motivuar dhe orientuar drejt nxënies së dijeve të reja dhe arritjen e sukseseve më të mëdha gjatë këtij viti akademik.
Gjithashtu studentët u informuan me kushtet dhe rregullat e kësaj qendre, shërbimet dhe mundësitë që mund ti shfrytëzojnë gjatë këtij viti akademik. Në fund u shtrua edhe nje koktel solemn për mysafirët dhe studentët.
Forumi Rinor Islam ka një përvojë të veçantë me punën me student dhe ky është një kontribut për stimulimin e dijes dhe përkrahjes së studentëve në procesin e tyre edukativo-arsimor. Kjo qendër do të vazhdojë, me lejen e Zotit të Madhërishëm, të jetë një mundësi e mirë për studentët që dëshirojnë të korin suksese dhe të jenë shëmbull për të mire në të ardhmen.

Hapje solemne konvitit (1)
Hapja solemne në Qendrën Rinore të FRI-së Tetovë

Hapja solemne në Qendrën Rinore të FRI-së Tetovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
 
 

Exit mobile version