Categories
Lajme

Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman – VIDEO

Në internet është duke qarkulluar një video, ku Kryetari i AAK’se dhe pretenduesi me ambicioz për pozitën e Kryeministrit të Kosovë, Ramush Haradinaj, e mban një ligjëratë në gjuhën angleze lidhur me religjionin në vendin tonë.
Kryetari i AAK’së dita ditës është duke shkuar drejt pikëpamjeve që për religjionin në Kosovë ka pasur Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.
Në një video që po bën xhiron nëpër rrjete sociale, ish Kryeministri i vendit dhe Pretenduesi më i zëshëm për ta marrë ketë detyrë, në mënyrë të relaksuar dhe me ngapak humor u shpjegon një auditoriumi ndërkombëtarësh se cila është përkatësia e tij fetare dhe cila është gjendja në vendin tonë.
“Me gjenerata familja ime kemi qene shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman. Kurre nuk kam qene ne xhami, as per lutje as per asgjë tjetër”, thotë Haradinaj, duke shpjeguar mandej në fjalë më të gjata mënyrën se si religjioni ka depërtuar tek shqiptarët.
Në mënyrë kaq të hapur për religjionin një politikan tjetër kosovar, z. Rugova, kishte foluar në fillimet e tij politike.
Në intervista të ndryshme – kryesisht për mediat franceze – Rugova thoshte se ai i përkiste një “islami nominal”.
Ndërsa kah fundi i jetës së tij ai asnjëherë nuk e kishte bërë të qartë nëse ishte konvertuar apo jo në katolicizëm, gjë e cila shpesh është spekuluar.
Dhe një kurreshtje të tillë nuk e ka shuar asnjëherë as Kisha Katolike në Kosovë. Kur shumëkush kishte pritur që ceremoninë e varrimit një pikëpyetje do të hiqej, ishte gabuar.
Një pikëpyetje tjetër vesa ishte shtuar. Pranë varrit të Presidentit Rugova ishin mbledhur edhe krerët fetar të komunitetit musliman, e edhe ata katolik.
Prej partive serioze politike në vendin tonë me pikëpamje të përfaërta me ato të z. Rugova, aktualisht është vetëm Haradinaj dhe anëtarët e tjerë senior të partisë së tij. AAK dhe Haradinaj njihen si kundërshtuesit më të ashpër të vijës së islamit radikal. Për ketë arsye rryma të ndryshme ekstreme islame ndaj Haradinaj, Burim Ramadanit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të AAK’së, zhvillojnë fushata të ndryshme agresive, duke i sulmuar mbi këto ide.
Express edhe këtë video e ka siguruar prej një faqe islame në FB, e cila ishte vënë aty për qëllime denigruese, e jo informuese. Mirëpo, duke marrë parasysh dëshirën e madhe të kosovarëve për të ditur më shumë se si janë të përcaktuar krerët politikë të vendit tonë, Express pa kurrfarë paragjykimesh e bën publikimin e të njëjtës video. (Express)
 

Exit mobile version