Në të ardhmen nuk do të na duhet të përdorim më mouse, tastierën, joystik-un dhe komandat nga larg.
Ky aparat i zhvilluar nga një ekip që punon prej një kohe të gjatë mbi sistemet 3 dimensionale mund të perceptojë 10 gishtërinjtë tuaj dhe lëvizjet e duarve, kështu ju mundëson drejtimin e kompjuterit, televizorit dhe lojërave.
Kjo teknologji funksionon me ndihmën e një marrësi të vogël të vendosur tek vendi i USB-së.
Aparati i prodhuar me emrin “Leap Motion” percepton lëvizjet e duarve duke ia dërguar më pas bazës së aparatit. Me ndihmën e tij ju mund të kontrolloni ekranin pa pasur nevojë të përdorni maus-in, tastierën apo joystick-un.
Ky aparat i vogël dhe simpatik ngjason me prodhimet e “Apple”-it.
Në Leap Motion gjenden një marrës i kuq dhe dy kamera tredimesionale që perceptojnë lëvizjet e duarve.
Ju do të mund të përdorni kompjuterin me këtë aparat pa qenë nevoja e mjeteve të tjera, mund të luani pa përdorur fare tastierën.
Ky aparat që krahas gishtërinjve percepton dhe lëvizjet e furçës dhe lapsit mundëson dhe realizimin e “pikturës digjitale”.
Specialistët pohojnë se aftësitë e kompjuterëve që përdorin “Leap Motion” lidhen në mënyrë të drejtë me forcën imagjinare të përdoruesit.
Kompania ka projektuar përdorimin e këtij aparati edhe në fusha të tjera si finance, projektim grafikësh, shëndetësi, muzikë, lajme, parashikimet e motit, shërbimet publike, shkencë, arsim, mediat sociale, sport, udhëtim, fotografi dhe video./Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Paratë e mërgimtarëve zbusin varfërinë
next article
Kualifikim historik, Malaga bën mrekullinë
you might also like
REALIZOHET TAKIMI I DYTË ME BURSISTËT 2024/25
9 hours ago
3 DITËT E BARDHA – XHUMADEL-AHIR
2 weeks ago