Aksi ku humbi jetën në aksident automoblisitik deputeti Sokol Olldashi është i identifikuar nga autoritetet si një ndër zonat me rrezik të lartë ose thënë ndryshe si një ndër vendet ku ndodhin më shpesh aksidente, ashtu siç edhe në qindra njolla të tjera ku humbasin jetën në aksidente shtetasit shqiptare.
Por kjo është vetëm një nga njollat e zeza sic quhen në gjuhën teknike, dhe që kështu emërtohet cdo pikë ku ndodhin të paktën tre aksidente në vit.
Harta e rrjetit rrugor në të cilat ndodhin më shpesh aksidente me pasojë vdekjen apo dëmtimin e rëndë të përdoruesve të rrugës prej vitesh vijon të zgjerohet me njollat e zeza ku automjetet përplasen me shpesh duke shkaktuar viktima, kryesisht përgjatë akseve nacionale e më
Njollat e kuqe në hartë janë pikat tradicionale ku vijohet të ketë jetë të humbura, ndërkohë që njollat blu dhe jeshile janë krahasimi me vendburimet e aksidenteve në vite.
Shkaqet e këtyre aksidenteve janë nga më të ndryshmet, që nga tejkalimi i shpejtësisë, rrugët në ndertim, mungesa e sinjalistikës, pakujdesia njerëzore që shoqërohet me problematikën e rrugëve.
Në ditët në vijim Top Channel do të sjellë për cdo aks problematikën e tij të shoqëruar me pikat më të nxehta të aksidenteve dhe me shkaqet se përse ndodhin shumica e këtyre aksidenteve.
Një ndër vendet më problematikë është Autostrada Tiranë-Durrës ka 39 njolla të zeza ose thënë ndryshme të rrezikshme për shkak se në secilën prej tyre brenda një viti kanë ndodhur të paktën tre aksidente.
Të tilla janë Mbikalimi Flakës, Mbikalimi i Sukthit, Koxhas, Mbikalimi i Kasharit, Mbikalimi i Kashar-Bërxullit, Vora dhe segmenti rrugor përballë QTU njihen si akse të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta. E po ashtu segmentet e rrugës Fushe-Krujë – Thumanë, Lezhë – Shkodër, aksi Lezhë – Milot në kryeqëzimin e Milotit, superstrada Lezhë – Shkodër në Dajç dhe Kryebushat dhe Harku i Bërdicës.
Në Kukës, aksi Kukës-Morinë dhe segmenti i Rrugës së Kombit Kalimash-Kukës ku në aksin e ri rrugor janë evidentuar një numër aksidentesh me pasoja të rënda për shkak të dëmtimit të elementeve mbrojtës të trafikndarësit dhe dëmtimit të sinjalistikës vezulluese për natën.
Në segmentin Durrës-Rrogozhinë njihen si të rrezikshme njolla në Vorrozinë, kryqëzimi Ballutaj. Në segmentin Lushnje-Rrogozhinë në vendin e quajtur Zhame. Gjithashtu si njollë më e re është futur së fundmi edhe aksi Elbasan-Peqin në vendin e quajtur “Ura e Madhe” e ku vetëm tre ditë më parë humbën jetën katër persona.
Në Fier janë më të rrezikshme tre kryqezime në nivel, ai në Savër, Pushimi i Shoferit dhe në Rrapës ku janë regjistruar një numër i lartë viktimash.
Nga Fieri drejt Vlorës shënohet si i rrezikshëm segmenti Fier-Levan e po ashtu kryqezimet në aksin e ri Levan-Poçem-Tepelenë. Në jug-lindje të vendit kemi njolla të rrezikshme në Dishnicë-Devoll si dhe aksi Korçë-Ersekë.
/ Top Channel
admin
11 years ago
previous article
Urim me rastin e 105 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago