“Volkswagen XL1” është makina më eficiente në botë sa i përket aspektit ekonomik. Ajo përshkon 100 kilometra me më pak se një litër benzinë.
E konceptuar si supersportive, dy-vendëshja peshon vetëm 795 kg falë përdorimit të fibrave të karbonit dhe ka një aerodinamikë ekstreme me qendër të ulët graviteti. Falë sistemit hibrid (benzinë + energji elektrike), ajo mund të bëjë 50 kilometra pa harxhuar fare benzinë.
Ndërkaq, i mjaftojnë vetëm 8.4 kuaj fuqi për të mbajtur një shpejtësi konstante prej 100 km/h. Mund të rikarikohet me energji elektrike dhe harxhon vetëm 0.1 kW/h për më shumë se një kilometër.
“Volkswagen XL1” mund të arrijë shpejtësinë maksimale 160 km/h, kurse nga 0 në 100 km/h e bën për 12.7 sekonda.
Padyshim konsumi prej 0.9 litrash benzinë për 100 kilometra pritet të sjellë një revolucion në konceptimin dhe realizimin e potencialit teknik në industrinë e automobilave.
Nuk pritet që modeli “XL1” të zotërojë tregun e makinerive në pak vitet e ardhshme, por paraqet nga pikëpamja teknologjike mënyrën se si do jetë makina në të ardhmen. Konsumi i ulët i karburantit, sistemi hibrid i energjisë, bateritë gjithnjë e më eficiente dhe fibrat e karbonit do të jenë protagoniste të evolucionit të vërtetë në industrinë automobilistike. /Start/
Categories