Autor: Muhamed Taha
Po thuajse një dekadë dhe ne shohim një fushatë që thërret në ripërtëritje të fjalimit fetar, ku për të cilën u organizuan programe, konferenca, ligjërata, kuvende e debate dhe u shkruan tema të shumta. Njerëzit u ndanë në dy grupe: Një grup përkrahës, e tjetri dyshues në qëllimin e kësaj thirrje.
Kjo përfundoj me asgjë! Fjalimi fetar nuk u përtëri, e as që u pajtuam për kuptimin e qartë të ripërtëritjes së fjalimit fetar. A është kjo boshatisje e fesë nga përmbajtja e saj? Ashtu siç pohojnë dyshuesit, apo thellim i fjalimit fetar dhe shfrytëzim i mënyrave, drejtimeve dhe rrugëve të reja …etj?.
Duke anashkaluar këtë fushat, qëllimet e saj dhe të arriturat e saj, dëshiroj të paraqes fjalimin fetar të dijetarit Hasan El-Bena, Allahu e mëshiroftë, ngase ai ishte njëri prej atyre që kundërshtuan fjalimin fetar mbizotërues në kohën e tij dhe llogaritet një nga elita e ripërtëritjes së fjalimit fetar me kuptimin e saj të drejt.
Kritika e dijetarit El-Bena drejtuar fjalimit fetar mbizotërues në kohen e tij përmban: Kritikë në mënyrën e fjalimit fetar dhe kritikë në përmbajtjen e fjalimit fetar. Në fjalimin e tij, ndryshimi kishte pamje të qartë dhe karakteristika të dalluara të cilat sollën rezultate të mira.
Në vijim do sqarojmë këtë në detaje.
Kritika në mënyrën e fjalimit fetar
Hasan El-Bena mendonte se vetëm me hudbe, ligjërata, shkrime, pasuri… nuk arrihet dobia, nuk arrihet qëllimi, nuk arrihen tendencat e thirrësve. Për thirrje janë disa mënyra që patjetër duhet të merren dhe të punohet me to.
Mënyrat e fjalimit fetar, si hudbet, ligjëratat, shkrimet nuk janë të fokusuara dhe caktuara në hapa të sigurt, si të vetme nuk sjellin dobi dhe nuk qojnë në thirrjen e dëshiruar. Por, ai me gjurmimin e thirrjeve të cilat realizuan suksese, e prej tyre thirrja e më të ndershmit Muhamedit a.s, kuptoj se thirrja ishte ngritur në hapa dhe periudha të njohura dhe të caktuara. Ai arriti ti aktivizon këto mënyra për të realizuar thirrjen, ku s’ishin thjesht hutbe dhe ligjërata boshe.
Kritika në përmbajtjen e fjalimit fetar
Shejh Hasan El-Bena, Allahu e mëshiroftë, e kuptoj se nuk mjafton mbështetja në fjalimin e improvizuar dhe në ngacmimin e ndjenjave dhe emocioneve, si dhe të mjaftuarit me diagnozën e sëmundjes dhe përshkrimin e ilaçit, por patjetër nevojitet një strategji në punë të sistemuar e të bazuar në rregullat më të sakta të kërkimit shkencore,që të arrihen suksese konkrete. Kjo shihet në fjalën e tij:‘’ Shpeshtohen pyetjet rreth synimeve të thirrjes dhe esencës së saj, rreth rrugëve të ndjekura nga pronarët dhe organizatoret e saj në trajtimin e asaj çka e rrethon zbatimin e parimeve dhe mësimeve të saj nga problemet e brendshme dhe të jashtme. Tashmë nuk mjafton për këtë fjalimi improvizues apo fjalori i cili i shton ndjenjat apo frazat që ngacmojnë emocionet, por është bërë obligim për pronarët e thirrjes që ta përshkruajnë atë tek njerëzit me përshkrim të arsyeshëm, korrekt, të qartë, të bazuar në norma më korrekte të kërkimit shkencor, ti përshkruajnë njerëzve mënyrat praktike, produktive të cilat i përgatiten për ta realizuar atë që dëshirojnë, dhe për ti kapërcyer problemet të cilat do e mos do jenë prezent në rrugë ’’.
Mënyrat praktike produktive të bazuara në rregullat më korrekte të kërkimit shkencor të cilat i kuptoi Shejh Hasan El-Bena ishin në planifikimin strategjik, në bazë të tre hapave të cilët janë bazë për çdo thirrje, e që janë: Njoftimi me thirrjen dhe përhapja e saj, Përzgjedhja e më të mirëve prej të ftuarve dhe Formimi i tyre formim korrekt dhe gradual dhe përkujdesja për ta deri sa të plotësohet edukimi i tyre dhe besimi i tyre, pastaj të fillohet me ta realizimi i programeve reformuese në pajtueshmëri me Islamin, ku çdo shkallë ti ketë mënyrat e saj dhe fjalimin i saj .
Dukja e përtëritjes së fjalimit fetar tek Bena
Pas kritikës drejtuar fjalimit fetar mbizotërues të paefektshëm dhe caktimit të formës së fjalimit fetar të efektshëm, Shejh Hasan El-Bena filloi kërkimin e qëllimeve dhe mënyrave për realizimin e saj në Kur’an, Sunnet dhe histori, ku dhe caktoj qëllimet, mënyrat e duhura dhe hapat që duhet të ndiqen nga muslimanët që të kthehen në Islamin e parë.
Për këtë çdo mesazh nga mesazhet e Shejh Hasan El-Bena llogaritet pjesë e planit strategjik, ku hyn në njërën nga periudhat e punës: Njoftimi me thirrjen dhe përhapjen e saj apo formimi konkret i të bashkuarve apo realizimi i programeve reformuese islame.
Çdo mesazh nga mesazhet e tij pa përjashtim realizoi një qellim apo më shumë nga qëllimet e planit strategjik .
Mesazhet e tij, ose ishin njoftuese për thirrjen apo sqaruese të karakteristikave të saj, ose bënin diagnozën e ilaçit të Ummetit dhe elementet e forcës dhe dobësisë së saj, ose hulumtimin e historive të thirrjeve të suksesshme, për të përfituar nga to, ose caktimin e qëllimeve, aspiratave dhe mjeteve,ose udhërrëfyese për punëtorët, sikurse ato ideologjike në mesazhin e besimeve dhe instruksioneve apo ato imanore si mesazhi i lutjeve, ose demonstruese për mendimin e tij rreth thirrjeve tjera, ose vlerësuese të një periudhe nga periudhat e punës, ose ofruese të programeve reformuese për realizim praktik.
Ndoshta kjo përtëritje në fjalimin fetar është ajo që sinjalizon El-Bena në fjalën e tij:’’ Nuk kemi marr në këtë periudhë (periudhën e njoftimit me thirrjen) mënyra vetëm si mësime,ligjërata, libra, botime, udhëtime, mirëpo mësime jo si mësimet e njerëzve, ligjërata jo si ligjëratat e tyre, udhëtime jo si ata i imagjinojnë dhe mënyra jo si ata i njohin ’’.
Hasan El-Bena dhe karakteristikat e fjalimit fetar të tij
Ky ndryshim i fjalimit fetar bëri qe fjalimi i El-Benas të dallohet me disa karakteristika nga fjalimet të tjera dominuese, saqë u dallua komplet thirrja e tij nga thirrjet tjera, ngase ishte:
1- Fjalim, larg nga mosmarrëveshjet e fikut, ngase ato janë të pashmangshme, s’ka rrugëdalje nga to dhe janë të papërfunduara. Marrja me to nxit urrejtje, armiqësi, neveri, dështim dhe përçarje e jo bashkim.
2- Fjalim fetar, i pa varur nga asnjë fuqi, vetëm për Zot, këtë e arriti përmes dy çështjeve:
a- Largimi nga dominimi i personaliteteve të larta, ngase ata zakonisht orvaten ta drejtojnë fjalimin fetar për t’iu shërbyer atyre në realizimin e interesave dhe qëllimeve të tyre, duke shtrembëruar thirrjet dhe fjalimin fetar.
b- Largimi nga dominimi i partive, ngase edhe ato mund ta drejtojnë fjalimin fetar për t’iu shërbyer atyre në realizimin e interesave të tyre si pasuria, posti … etj.
3- Fjalim fetar i cili kujdeset për formimin, gradualitetin në hapa, kjo duke e funksionuar dhe klasifikuar fjalimin fetar në mënyra dhe përmbajtje, që çdo periudhë nga tri periudhat e thirrjes: njoftimi, formimi, realizimi të ketë fjalimin i cili i përshtatet asaj periudhe gjithashtu mënyrën të cilën i përshtatet asaj periudhe, e kështu me radhë.
4- Fjalim fetar i cili ndikon në anën praktike, produktive dhe anashkalon anën teorike.
Rezultatet e ripërtëritjes së fjalimit fetar nga Bena
Nga ndryshimi i fjalimit fetar nga Hasan El-Bena vërejmë këto rezultate:
1- Intensiteti i pranimit, në veçanti nga rinia
2- Intensiteti i përhapjes në fshatra, qytete dhe shtete të ndryshme. Ky fjalim i ri i El-Benas la gjurmë përgjatë tetëdhjetë e tre viteve në më shumë se nëntëdhjetë vende gjeografike. Ky ndikim u shfaq më shumë tashmë në pranverën arabe.
3- Realizimi i qëllimeve dhe objektivave të dukshme.
4- Rekrutimi i mundit dhe kohës në gjëra të mira për fenë dhe jetën së bashku, larg nga betejat anësore që nuk të çojnë tek qëllimi.
Përktheu: Isa Lushaku