Pyetje:”Babai im është i sëmurë, i paralizuar dhe ka depozituar kursimet e tij në një bankë jo islame. Çdo tre muaj, ai merr interesin e shumës së depozituar dhe këtë shumë e tërheq unë, për shpenzimet e tij. Këtë shumë, ai e kishte depozituar në bankë me qëllim që të kryejë Haxhin. Por për shkak të moshës dhe sëmundjes nuk e realizoi dot këtë dëshirë. Çfarë mendoni ju lidhur me këtë çështje? Si duhet të veprojmë ne? Nëse gjithçka që bëjmë është haram, a jam unë pjesëmarrës në haram, pasi jam unë ai që tërheq përqindjen nga banka pasi kam një prokurë nga babai?. Zoti ua shpërbleftë me të mira.”
Prof. Dr. Ahmed Jusuf
Përgjigje:”Interesi që merret nga depozitat bankare është haram, ashtu siç është haram tërheqja e tyre dhe përdorimi për çështjet personale. Myslimani duhet të mos i harxhojë në interesin e tij këto përqindje. Pyetësi, duhet ta këshillojë babanë e tij që këtë shumë ta depozitojë në një bankë islame ose çdo institucioni investues tjetër, që mund të garantojë të ardhura hallall.
Nëse babai insiston që depozitën ta mbajë në bankat me kamatë, djali nuk ka përse t’a tërheqë interesin tremujor duke e ndihmuar kështu të ushqehet me haram. Nuk ka përse t’i bindemi krijesave aty ku shkelen urdhrat e Krijuesit. Besoj që nëse djali do e këshillonte me sinqeritet të atin dhe t’i shpjegonte dëmet e pasojat e kamatës, babai do e pranonte dhe do reagonte pozitivisht.
Sakaq, i lejohet babait tënd të paralizuar, të caktojë një bedel i cili do kryejë haxhin për të, me kusht që bedeli ta ketë kryer më parë për veten e tij. Kur Profeti a.s dëgjoi dikë duke bërë nijet për Shubrumen, e pyeti:”Kush është ky Shubrume?!” Burri u përgjigj:”Është vëllai im.” Profeti a.s e pyeti:”A e ke kryer Haxhin për veten tënde më parë?” Burri:”Jo.” Profeti a.s i tha:”Atëherë shko për veten fillimisht, mandej bëj Haxh për Shubrumen.”
Gjithashtu, i lejohet këtij djali që të kryejë Haxhin për babanë e tij, me shpenzimet e këtij të fundit. Një grua e pyeti Profetin a.s për babanë e saj, i cili nuk qëndronte dot mbi deve, nëse lejohej ta kryejë Haxhin për të. Profeti a.s i tha:”Po, bëje haxhin për babanë tënd!”
Zoti e di më mirë.
www.onislam.net
EDITOR
9 years ago
previous article
Haxhi për babanë e vdekur që nuk falej
next article
Kush duhet të kryejë haxhin para, nëna apo djali?
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago