Në Holandë, u mbyll konferenca me titull “Evropa dhe Haxhi në kohë perandorish” e cila u organizua nga instituti i studimeve islame pranë universitetit Liden, në kuadër të përgatitjes së enciklopedisë së madhe të Haxhit, nga fondacioni Abdul Aziz për studimeve dokumentuese.
Konferenca dy ditore synonte të thellohet në dimensionet politike, sociale, ekonomike dhe shëndetësore që kanë shoqëruar ritualin e Haxhit në Evropë, gjatë periudhës kolonialiste, bazuar në dokumentacione të arshivuara.
Sipas përfaqësuesit të institutit të Shërbëtorit të dy xhamive të shenjta, dr Nasir Bakmij, është duke u punuar në bashkëpunim me institucione të tjera shkencore, për enciklopedinë e parë historike islame të Haxhit, Mekës, xhamisë së profetit Muhamed a.s, si dhe të disa vendeve të tjera të shenjta. Enciklopedia do të përmbajë ritualin e Haxhit të gjitha epokave historike në të gjitha kontinentet.
Në arshiva të vendeve evropiane, janë gjetur histori të shumta rreth rrugëtimit të Haxhit, rrugëve dhe shtigjeve drejt Mekës dhe mjetet e udhëtimit të përdorura, sidomos anijet dhe vaporët. Nga studimet, u pa që udhëtimet e Haxhit ishin nën mbikëqyrjen e autoriteteve të sigurisë dhe orientimeve politike.
Konflikti politik dhe ideologjik mes botës arabe dhe asaj evropiane dallohej qartë në arkivat e gjetura, ku shprehej frikë nga zgjerimi i perandorisë osmane dhe ideve që mund të mbartnin pelegrinët që ktheheshin nga Haxhi.
Sipas studiuesve të këtyre arkivave, marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Lindjes, nuk kanë qenë marrëdhënie mes të mirës dhe të keqes, siç preferojnë disa ti quajnë, apo marrëdhënie ushtarake dhe ekonomike, siç shihen nga disa historianë. Këto marrëdhënie, kanë qenë edhe njerëzore dhe kulturore.
Lidhur me pelegrinët që shkonin në Haxh, dokumentet pohojnë se një pjesë e tyre ishin evropianë të konvertuar në myslimanë, falë kontaktit të tyre me botën islame. Sakaq, të tjerë rrjedhin nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, ku jetojnë një numër myslimanësh. /ardhmeriaonline/
Categories