Haxhilerët dhe vizitorët e Qabes, sot janë drejtuar për në Arafat që me lindjen e diellit. Ditën e djeshme haxhilerët e kanë kaluar në Mina, siç vepronte dhe profeti Muhamed a.s gjatë Haxhit.
Në Arafat, haxhilerët do të falin namazin e drekës dhe të iqindisë të shkurtuar dhe të bashkuar, me një ezan të vetëm. Në Arafat, ata do të qëndrojnë deri në perëndim të diellit.
Gjatë qëndrimit në Arafat, të gjithë e kalojnë ditën në lutje, namaz, përmendje të Zotit dhe përgjërim.
Me të perënduar dielli i ditës së Arafatit, haxhilerët nisen për në Muzdelife, ku do të kalojnë natën. Atje, ata do të mbledhin guralecët të cilat do i hedhin të nesërmen, në Xhemerat, pas lindjes së diellit. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
15 këshilla për ditën më të vlefshme të vitit, Ditën e Arafatit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago