Categories
Lajme

Miliona haxhilerë qëndrojnë në Arafat

Haxhilerët dhe vizitorët e Qabes, sot janë drejtuar për në Arafat që me lindjen e diellit. Ditën e djeshme haxhilerët e kanë kaluar në Mina, siç vepronte dhe profeti Muhamed a.s gjatë Haxhit.
Në Arafat, haxhilerët do të falin namazin e drekës dhe të iqindisë të shkurtuar dhe të bashkuar, me një ezan të vetëm. Në Arafat, ata do të qëndrojnë deri në perëndim të diellit.
Gjatë qëndrimit në Arafat, të gjithë e kalojnë ditën në lutje, namaz, përmendje të Zotit dhe përgjërim.
Me të perënduar dielli i ditës së Arafatit, haxhilerët nisen për në Muzdelife, ku do të kalojnë natën. Atje, ata do të mbledhin guralecët të  cilat do i hedhin të nesërmen, në Xhemerat, pas lindjes së diellit. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version