Për shumicën e komunitetin hindu në Indi, Ramazani është i lidhur me ushqimet e shijshme që ata i shijojnë me miqtë e tyre muslimanë.
Çdo vit, myslimanët e Indisë si të fillojnë përgatitjet për agjërimin e Ramazanit, shumë hindusë për të respektuar muajin e agjërimit, Ramazanin, ndajnë këto përgatitje dhe marrin pjesë në agjërim gjatë muajit të shenjtë jo vetëm për myslimanët, por edhe për shumë hindusë.
“Unë kam agjëruar muajin e Ramazanit për gjatë 14 vitet e fundit. Agjërimi më jep forcë të brendshme, “tha për OnIslam.net, Sunil Shrivastava nga qyteti Vidisha në Indinë qendrore.
“Unë kam qenë i frymëzuar nga ana e përkushtimin të njërit prej miqëve të mi muslimanë, i cili është një mysliman i devotshëm. Unë mendova se është mirë ta respektojë mikun tim të paktën duke agjëruar një ditë në shenjë solidariteti me shokun tim. Por pas agjërimit të një ditë, u ndjeva aq mirë që unë fillova të agjërojë rregullisht gjatë tërë muajit të shenjtë. ”
Ai më tej tha se familja e tij nuk është kundër vendimit të tij dhe ata e përkrahin atë.
Për Mehul Kumar, banor i rrethit Raisen në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh, Ramazani është diçka që i mësoi atij disiplinën.
Ai filloi me agjëruar para nëntë viteve, kur atë e kishte këshilluar një hoxhë, imam, duke i thënë: Nëse dëshiron me qenë i shëndetshëm – agjëroni.
“I kam agjëruar disa ditë gjatë Ramazanit për herë të parë dhe në vend që të ndihem i uritur dhe i lodhur, unë gjeta forcën time të brendshme. Dhe pastaj agjërimi im u bë i rregullt për mua, “tha ai për OnIslam.net.
”Për tri vitet e fundit, unë kam agjëruar tërë Ramazanin.”
Edhe djali i tij, i cili është 17 vjeçar, ka filluar agjërimin e muajit të shenjtë Ramazan.
Në muajin Ramazan, muslimanët e rritur abstenojnë nga ushqimi, pija, duhani dhe marrëdhëniet seksuale, nga agimi i diellit dhe deri në perëndim të diellit.
Të sëmurët dhe ata që udhëtojnë janë të liruar nga agjërimi, gjatë këtyre ditëve, veçanërisht nëse ai paraqet rreziqe shëndetësore.
Në muajin Ramazan, muslimanët i përkushtojnë më shumë kohë Allahut përmes lutjeve, sabrit apo durimit, vetëpërmbajtjes, veprave të mira apo bamirësisë ndaj të varfërve.
Këtë vit më shumë se 150 të burgosur hindu në burgun Tihar të Delhit kanë agjëruar së bashku me të burgosurit muslimanë.
Të burgosurit indianë vendosën që të agjërojnë tërë muajin e shenjtë, prej ditës së parë të Ramazanit dhe deri në ditën e Bajramit.
Për shumicën e komunitetit hindu në Indi, Ramazani është i lidhur me ushqimet e shijshme që ata shijojnë me miqtë e tyre muslimanë.
Gjatë viteve të fundit, numri i hindusëve që agjërojnë bashkë me muslimanët është rritur.
Ka shumë hindusë, të cilët agjërojnë vetëm ditëve të xhuma, gjatë Ramazanit, dhe ky numër po rritet vazhdimisht.
“Unë mendoj se është koha që të ushtrojmë vetëpërmbajtjen,” tha Anil Tiuvari, i cili ka agjëruar gjatë 11 viteve të fundit për disa ditë gjatë të Ramazanit së bashku me gruan e tij Anitën.
“Gjatë këtij muaji, ne e kuptojmë rëndësinë e ushqimit dhe të mendojnë për njerëzit e varfër të cilët shpesh s’kanë as ushqim,” shtoi Tiuvari.
Për më tepër, iftare të veçantë janë organizuar çdo vit nga hindusët për muslimanët gjatë muajit Ramazan, ku kanë marrë pjesë organizata të ndryshme, shoqata dhe individë pjesë çdo vit.
“Ne duam, gjithashtu, të bëhemi një pjesë e muajit të gjatë Ramazanit. Kjo është arsyeja pse ne të organizojnë Iftarët. Në këto iftare ftohen jo vetëm VIP-at, por edhe njerëzit e thjeshtë, “tha Surendra Nath Singh, një politikan lokal në Bhopal, kryeqyteti i shtetit Madhya Pradesh.
Gjatë kohës së zgjedhjeve, partitë politike dhe politikanët shtrojnë Iftarë sa munden vetëm për të fituar përkrahjen dhe votat e komunitetit musliman.
Disa vjet më parë, mbrapa, Organi më i lartë Islam, Darul Ulum Deoband lëshoi një feta, vendim apo dekret kundër këtyre iftarëve politikë dhe i cilësoi ato iftare anti-islame. Ata kërkuan që muslimanët të mos marrë pjesë në to.
Në vitet e fundit, iftari është bërë një çështje e madhe dhe për shumë hindusë, Ramazani është bërë pjesë e kalendarit të tyre vjetor.
Përgatitja e iftarëve në xhami është bërë, gjithashtu, shumë e zakonshme në mesin e muslimanëve të Indisë.
Në shumë vende edhe hindusët e pasur organizojn iftar për myslimanët dhe dërgojnë iftare edhe nëpër të xhami të ndryshme.
“Për ne kjo është një traditë dhe vazhduar për vite me rradhë. Babai ka dërguar artikuj ushqimorë në xhami gjatë muajit të Ramazanit, “thotë Akshat Xhain, familja e të cilit ka dërguar iftar në xhami për shumë vite.
”Tani ne jemi duke vazhduar këtë traditë, ne, ata që agjërojnë, kemi rastin t’i gëzojmë.”
Burimi: OnIslam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Heshtja shqiptare përball Gazës
next article
Festa e Bajramit si "kombinim fatal"!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago