Lojërat Olimpike kanë filluar në Sochi të Rusisë, por pak dihet mbi popullsinë e Sochit dhe historinë e tij. Veçanërisht për faktin se ky rajon ka qenë përpara disa kohësh musliman. Në shek. 19 Cari i Rusisë i asaj kohe kreu një genocid, duke vrarë me qindra mijëra muslimanë të këtij rajoni. Nga popullsia e sotme prej 300,000 banorësh vetëm 20,000 janë muslimanë, dhe nuk ka ndonjë xhami zyrtare! Ndërsa të gjithë kërkojnë të jenë të sigurt në këtë qytet gjatë lojërave olimpike, Muslimanët duhet të kërkojnë që qyteti të lejojë ndërtimin e një xhamie, si në të gjithë vendet e tjera të botës. Çfarë bukurie do t’i sillte peizazhit të zymtë shtëpia e Allahut. Ja mund të shihni një shembull në foto xhaminë Lala Tulipan në Bashkortorstan në Rusi e ndërtuar në formën e një tulipani që po çel petalet e tij. Tulipani ka qenë simboli i popujve turq në kohët e lashta. Allahu e bëftë të mundur që populli musliman i këtij rajoni të adhurojë lirisht Zotin e Vet dhe e bëftë të mundur që aroma e mirë e Islamit të prekë zemrat e të gjithë njerëzve.
Shejh AbdulHakim Kuik
/Nga:Roald Hysa/
EDITOR
11 years ago
previous article
Ibraimi 3 gola dhe sexhde pas tyre (Video)
next article
Përmbyllet fushata "Së bashku për fëmijët e Sirisë”
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
6 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
6 hours ago