Categories
Lajme FRI

Historike, Godelli kampion bote në Kazakistan. Rama: Çfarë gëzimi! (Video)

Historike për Shqipërinë! Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli është shpallur kampion bote në dy-garësh, në stilin e shkëputjes dhe atë të shtytjes, në Botërorin e Almatit që po zhvillohet në Kazakistan.
Godelli ka arritur të triumfojë, duke ngritur në stilin e shkëputjes 171 kilogramë, ndërsa në atë të shtytjes 198 kilogramë, duke ngritur në total 369 kilogramë.
Fillimisht, 22-vjeçari nga Elbasani ngriti 171 kilogramë dhe ka fituar medalje ari, duke arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung.
Ndërsa pak më vonë, ka ngritur 198 kilogramë në stilin e shtytjes, duke marrë medalje argjendti, ku arin e humbi vetëm se provoi rekordin botëror prej 211 kg.
Në këtë mënyrë Shqipëria koleksionon një tjetër triumf në këtë sport, i cili është motiv krenarie për të gjithë. Kjo është hera e parë që pas 42 vitesh Shqipëria merr një medalje ari në një veprimtari të tillë pas medaljes olimpike që fitoi peshëngritësi shqiptar Ymer Pampuri në Berlin.
Ndërsa peshëngritësi tjetër kuqezi Erkand Qermiaj u rendit në vendin e 5-të në stilin e shkëputjes.
Menjëherë kryeministri i vendit Edi Rama, ka shkruar një mesazh urimi për shpalljen kampion bote të Godellit: “Çfarë gëzimi! Daniel Godelli kampion Bote në peshëngritje. Sapo e urova, fantastike!. Forca Shqipëria”.
 

PA KOMENT: Peshëngritje, Daniel Godelli… by tchalbania

Exit mobile version