Lideri i Hizbullahut, Hasan Nasrallah është shprehur se mbështet regjimin e Esadit në Siri.
Nasrallah tha se ata nuk mund të qëndrojnë të heshtur në një kohë që regjimi i Esadit është duke u sulmuar. Në fjalimin e tij ai tha se ata janë duke luftuar kundër elementeve ekstremiste të rrezikshme edhe për Libanin.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ata do t’i qëndrojnë besnikë përzgjedhjes që kanë bërë dha do të durojnë të gjitha konsekuencat e vendimit që kanë marrë.
“Ne jemi burra të luftës”, tha Nasrallah duke i premtuar përkrahësve të tij fitore në Siri.
Me deklaratën e Nasrallahut për herë të parë është pohuar zyrtarisht se Hizbullahu mbështet masakrat e regjimit të Esadit në Siri. /trt/
EDITOR
12 years ago
previous article
Erdoan: Ne do të jemi Ensarë
next article
Namazi i sabahut i pazëvendësueshëm edhe gjuhësisht
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago