Nën kujdesin e vetë presidentit Francës, Fransua Holand dhe në prezencën e tij, bashkë me një sërë intelektualësh arabë dhe të huaj, është hapur ekspozita e Haxhit në institutin e botës arabe, në Paris.
Instituti në fjalë është themeluar në vitin 1980 dhe ka ardhur si fryt i bashkëpunimit mes Francës dhe 22 vendeve arabe.
Ekspozita është hapur me qëllim që të prezantojë të gjithë ritualet e Haxhit në vendet e shenjta. Aty ofrohen foto dhe video të vjetra të vendeve të shenjta, dorëshkrime, punime në baltë, mbulesa e Qabes etj…
Ekspozita është hapur sot e martë dhe do të vazhdojë deri në muajin gusht të këtij viti. Ajo konsiderohet si ekspozita e parë e këtij lloji në Paris. /ardhmeriaonline/
Categories