Me rastin e miratimit të kushtetutës së Tunizisë, në ceremoninë festive merrte pjesë dhe presidenti i Francës, Holand.
Gjatë fjalës së tij të rastit, ai foli fjalë të mira për kushtetutën e sapo miratuar dhe tha se ajo është tregues se islami përkon me demokracinë dhe se kushtetuta e Tunizisë mund të shërbejë si një model dhe referencë për shumë shtete të tjera.
Holand ishte presidenti i vetëm evropian që ishte prezent në ceremoninë festive. Në fjalën e tij, ai iu drejtua deputetëve tunizianë me fjalët:”Franca do të qëndrojë plotësisht përkrahë jush.” /ardhmeriaonline/