Na ishte njëherë Evander Holyfield i miri, ai të cilin e gjithë Amerika e dashuronte, martiri të cilit Mike Tyson (i keqi) i këputi një copë veshi me dhëmbë.
Themi na ishte sepse ish-kampioni i botës për pesha të rënda në boks është vendosur në qendër të polemikave pas një fraze kundër homoseksualëve të lëshuar gjatë një programi televiziv, ku prirjet e tyre seksuale i quajti një sëmundje.
“Nëse lind me një problem, në këmbë, në dorë apo me një problem cfarëdo tjetër shëndetësor shkon tek mjeku dhe përpiqesh ta shërosh. Mendoj që edhe kjo është e njëjta gjë”, tha Holyfield.
Ish-kampioni ishte i ftuar në një emision televiziv amerikan ku po flitej për homoseksualitetin dhe për shkaqet se përse shumë atletë dhe sportistë nuk i shfaqin haptazi prirjet e tyre seksuale.
/ Top Channel
admin
11 years ago
previous article
Rrëfehet britaniku i Koshares: Salih Çekun nuk e takova, sepse ai gjithë kohën e kalonte në front
next article
Turqi, shkarkohen 350 oficerë policie
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
8 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
8 hours ago