Në qendrën rinore të Forumit Rinor Islam në Tetovë u mbajtë ligjëratë e hapur me hoxhë Hasan Baftijarin, i cili elaboroi temën: “Krenaria dhe dinjiteti në Islam”.
Ai mes tjerash solli shembuj nga historia e bujshme islame, duke nxjerrë mesazhe para studentëve të pranishëm.
Këtë takim e begatoi edhe prezenca e hafizit të njohur dhe kënduesit të ilahive Sabaatin Nuhiju, i cili para studentëve u paraqit me leximin e disa ajeteve kuranore dhe dy ilahive të tij.
Pjesa e fundit e takimit u takoi studentëve, të cilët patën rastin të parashtrojnë pyetje në lidhje me temën.