Hyrja në Çarshinë e Vjetër të Shkupit thuajse është bllokuar nga shitësit ilegal.
Në hapësirën e re para Qendrës tregtare ‘Most’, ku shumë shpejtë pritet të hapet Universiteti i Evropës Juglindore, është mbushur me kutia, të adaptuara si tezga dhe në to shiten çanta, ombrella, syza, aksesor, pajisje të amvisërisë dhe të ngjashme.
Të gjithë turistët që nisen prej Qendrës së Shkupit drejtë Çarshisë e kanë patjetër të kalojnë nëpër ‘tregun e egër’.
Por, shitësit thonë se kjo është e vetmja mënyrë me të cilën mbajnë shpirtin gjallë.
‘Derisa shteti nuk na ofron punë, ne duhet të përfitojmë prej diku. Nuk kemi mundësi të paguajmë tezgë në Bit Pazar, dhe dalim këtu, për kafshatë buke e kemi e jo për luks’ tha një shitës.
‘E dimë se nuk kemi të drejtë, por prej këtu mbajmë familje, ndodh të nxjerrim vetëm 100 denarë në ditë, por shteti nuk na pyet si jetojmë’ tha një shitës tjetër.
Nga sektori për marrëdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit thonë se nuk kanë kompetenca për të rregulluar këtë çështje dhe për të sanksionuar tregtinë ilegale. Për këtë qëllim janë kompetent inspektorët shtetëror.
Edhe inspektoriati shtetëror edhe Ministria e Punëve të brendshme në vazhdimësi intervenojnë në raste të tilla.
‘Intervenohet jo vetëm në hyrje të Çarshisë, por në të gjitha lokacionet ku paraqiten tezga ilegale. Shitësve u merren mallrat, por çuditërisht ata pas disa ditëve sërish kthehen në të njëjtin lokacion’ kumtojnë në MPB./Portalb
Categories