Daniel Black, nga Chepstou i Anlisë, i ka dhuruar një pesë vjeçari, Brocon Vaughan shumën prej 20 mijë paund anglezë për tu trajtuar me qëllim që të mund të ngrihet në këmbë dhe të bëjë një jetë normale.
25 vjeçari, i cili u bë i paaftë për të ecur që nga aksidenti në vitin 2009 ka preferuar që të mos përfitojë nga dëmshpërblimi i aksidentit, që ti përmbushë ëndrrën për të ecur pesëvjeçarit.
“Për mua nuk pritet që gjërat të përmirësohen, prandaj doja ti gjendem dikujt që shpreson se jeta e tij mund të bëhet më e bukur. Nëse mund ta ndihmoj dikë që të ecë me këmbët e tij, përse të mos e bëj! Brecon mund të ecë me këmbët e veta nëse i nënshtrohet operacionit. Unë e di si është të ecësh me këmbët e tua dhe dua që edhe Brecon ta provojë.” ka thënë ai. /ardhmeriaonline/