Categories
Lajme FRI

Ibraimi 3 gola dhe sexhde pas tyre (Video)

Futbollisti shqiptar Besart Ibraimi që po luan në kampionatin qipriot, ka gëzuar tej mase tifozët e klubit të tij të ri Paralimniou, duke shënuar 3 gola nga 4 sa gjithsej u shënuan në duelin kundër Anarthozisin. Ibraimi ka treguar se është në formë të mrekullueshme dhe se forma e tij nga java në javë po vjen e po përmirësohet.
Golin e parë Besart Ibraimi e ka shënuar në minutën e 37-të, ndërsa vetëm pesë minutash më vonë me një supergol ka ngritur rezultatin në 2:0. Në minutën e 63-të Ibraimi shënon edhe një gol, kësaj radhe  me kokë për 3:0, ndërsa rezultatin e ka vulosur bashkëlojtari i tij Angulo për 4:0.
“Jam shumë i kënaqur me lojën, tre golat dhe fitoren. Jam më i kënaqur se asnjëherë më parë. Falënderoj Zotin që më bëri sot të jem shumë i gëzuar, pas kësaj fitore”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar, Ibraimi, i cili golat e tij i ka festuar duke rënë në sexhde.
Tani pas xhiros së 21-të ekipi i Besart Ibraimit, Paralimniou mban pozitën e parafundit në tabelë me 11 pikë, por duke shpresuar se me formën e mirë dhe përforcimin si Ibraimi, do të largohet nga zona e rrezikut. / Portlab
 

Exit mobile version