Agim Ibraimi edhe zyrtarisht është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2014 në Maqedoni. Në një ambient solemn, i cili u mbajt të martën në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, Ibraimi nga nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini morri plaketën për të arriturat e tij në vitin 2014.
Cekim, ish-futbollisti i Shkëndijës, bashkë me skuadrën e tij Maribor, kishin një sezon të shkëlqyer në Ligën e kampionëve, ndërsa nëpër kuluaret tona dhe atyre sllovene, ende komentohet goli i shënuar ndaj Çellsit. Sipas reprezentuesit të Maqedonisë, ky çmim, i cili është i dyti për at pas marrjes së çmimit tha se ndjehet krenar dhe i lumtur. “Falënderoj drejtuesit e FFM-së për këtë çmim gjithashtu edhe familjen time, e cila më përkrah në këto momente. Ndjehem krenar dhe i lumtur që po nderohem nga vendi im”, deklaroi Ibraimi.
Pos Ibraimit, me çmim u stolisën edhe shumë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe i riu, Jasir Asani, i cili u shpall si futbollisti më i mirë i ri. “Falënderoj drejtuesit e Federatës për çmimin.
Shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Asani. Në ndërkohë, duhet veçuar edhe Afrodita Salihun, futbollistja e skuadrës së Koçanit, e cila mori çmimin e golashënueses më të mirë në kategorinë e femrave. (B.K.)
Lista e të shpërblyerve:
Agim Ibraimi – përfaqësuesi më i mirë i futbollit të Maqedonisë jashtë vendit
Borçe Manevski – lojtar më i mirë në LPM
Igor Angelovski – trajneri më i mirë në LPM
Dejan Bllazhevski – golashënuesi më në LPM
Oliver Jovanovski (KFF Koçani) – trajneri më i mirë në futbollin e femrave
Afërditë Salihi (KFF Koçani, shënoi 45 gola) – golashënuesi më e mirë në futbollin e femrave
Natasha Andonovska (Turbine Potsdam) – më e mirë futbolliste femër
Zoran Leveski (KFS Zhelezarec) – trajneri më i mirë në mini futboll
Kristian Zlatkovski (Bidxho KFS) – Lojtari më i mirë në mini futboll
Minço Jordanov – punëtor futbolli
KF Rabotniçki – Ekipi më i fer play i vitit
Dimitar Meçkarovski – arbitri më i mirë i futbollit
Vladimir Kolev – trajneri më i mirë në futbollin e të rinjve
Mihajlllo Jakimovski (KF Metalurg) – golashënuesi më i mirë në futboll e të rinjve
Jasir Asani (KF Vardar) – Lojtari më i mirë në futbollin e të rinjve
KF Vardar dhe KF Shkëndija – mirënjohje për investitorë në futbollin e Maqedonisë
KF Metalurg – klubi më i mirë në futbollin e të rinjve
Marjan Sekulovski dhe Vllatko Andonovski – trajnerët më të mirë jashtë vendit
Trajko Stamatovski – Çmimi për vepër jetësore
Çmimi për doajenët e gazetarisë, Igor Pangovski dhe Kiril Manev
EDITOR
10 years ago
previous article
Serialet, "modeli" për të jetuar
next article
Duaja (lutja) për një vajzë të hajrit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago