Agim Ibraimi edhe zyrtarisht është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2014 në Maqedoni. Në një ambient solemn, i cili u mbajt të martën në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, Ibraimi nga nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini morri plaketën për të arriturat e tij në vitin 2014.
Cekim, ish-futbollisti i Shkëndijës, bashkë me skuadrën e tij Maribor, kishin një sezon të shkëlqyer në Ligën e kampionëve, ndërsa nëpër kuluaret tona dhe atyre sllovene, ende komentohet goli i shënuar ndaj Çellsit. Sipas reprezentuesit të Maqedonisë, ky çmim, i cili është i dyti  për at pas marrjes së çmimit tha se ndjehet krenar dhe i lumtur. “Falënderoj drejtuesit e FFM-së për këtë çmim gjithashtu edhe familjen time, e cila më përkrah në këto momente. Ndjehem krenar dhe i lumtur që po nderohem nga vendi im”, deklaroi Ibraimi.
Pos Ibraimit, me çmim u stolisën edhe shumë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe i riu, Jasir Asani, i cili u shpall si futbollisti më i mirë i ri. “Falënderoj drejtuesit e Federatës për çmimin.
Shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Asani. Në ndërkohë, duhet veçuar edhe Afrodita Salihun, futbollistja e skuadrës së Koçanit, e cila mori çmimin e golashënueses më të mirë në kategorinë e femrave. (B.K.)
Lista e të shpërblyerve:
Agim Ibraimi – përfaqësuesi më i mirë i futbollit të Maqedonisë jashtë vendit
Borçe Manevski – lojtar më i mirë në LPM
Igor Angelovski – trajneri më i mirë në LPM
Dejan Bllazhevski – golashënuesi më në LPM
Oliver Jovanovski (KFF Koçani) – trajneri më i mirë në futbollin e femrave
Afërditë Salihi (KFF Koçani, shënoi 45 gola) – golashënuesi më e mirë në futbollin e femrave
Natasha Andonovska (Turbine Potsdam) – më e mirë futbolliste femër
Zoran Leveski (KFS Zhelezarec) – trajneri më i mirë në mini futboll
Kristian Zlatkovski (Bidxho KFS) – Lojtari më i mirë në mini futboll
Minço Jordanov – punëtor futbolli
KF Rabotniçki – Ekipi më i fer play i vitit
Dimitar Meçkarovski – arbitri më i mirë i futbollit
Vladimir Kolev – trajneri më i mirë në futbollin e të rinjve
Mihajlllo Jakimovski (KF Metalurg) – golashënuesi më i mirë në futboll e të rinjve
Jasir Asani (KF Vardar) – Lojtari më i mirë në futbollin e të rinjve
KF Vardar dhe KF Shkëndija – mirënjohje për investitorë në futbollin e Maqedonisë
KF Metalurg – klubi më i mirë në futbollin e të rinjve
Marjan Sekulovski dhe Vllatko Andonovski – trajnerët më të mirë jashtë vendit
Trajko Stamatovski – Çmimi për vepër jetësore
Çmimi për doajenët e gazetarisë, Igor Pangovski dhe Kiril Manev