Manuel Neuer është shpallur portieri më i mirë i vitit 2013 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Portieri i Bayern Munchen ka lënë pas në renditje Gianluigi Buffon të Juventusit dhe Petr Cech të Chelsea.
27-vjeçari gjerman ka fituar gjithçka me Bayern Munchen në sezonin e kaluar dhe gjithashtu është shpallur portieri më i mirë i Bundesligës. Në kombëtaren gjermane, Neuer është titullar fiks që nga viti 2009 dhe ka marrë pjesë në Botërorin e vitit 2010 e në Europianin e vitit 2012.
Pesëshja e parë plotësohet nga Thibaut Courtois (Atletico Madrid) dhe Victor Valdes (Barcelona).
Iker Casillas, i cili në pesë vitet e fundit ka qenë gjithmonë në vend të parë të renditjes së IFFHS-së, ka zbritur në vend të gjashtë pas një sezoni ku e pa veten në stolin e rezervave.
Howard Webb, arbitri më i mirë i vitit 2013
Përveç portierëve, IFFHS ka publikuar edhe listën e arbitrave më të mirë të vitit 2013. Anglezi Howard Webb kryeson renditjen, i ndjekur nga italiani Rizzoli dhe hungarezi Kasai.
I katërti, gjermani Brych, ndërsa në vend të pestë turku Cakir.
/ Top Channel
Categories