Nën organizimin e Forumit Rinor Islam – dega në Kerçovë dhe Shkollës Edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”, u realizua një iftar i përbashkët, i cili u shoqërua me një ligjëratë me temën: “Ramazani, muaji i Kur’anit”, mbajtur nga ligjëruesi i nderuar, Dr. Kujtim Kasami.
Gjatë iftarit, pjesëmarrësit përjetuan një atmosferë uniteti dhe theksuan rëndësinë e Ramazanit, muajit të Kuranit, për forcimin e lidhjes me Krijuesin dhe angazhimin për shoqërinë.
Një falënderim i veçantë shkon për donatorët e këtij aktiviteti, veçanërisht për familjen Xhaferri, që mbështetën realizimin e këtij iftari.
Kërçovë, 15 mars 2025