Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në bashkëpunim me Komunën e Likovës, organizoi një iftar të përbashkët në frymën e vëllazërisë, solidaritetit dhe bashkimit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Programi nisi me duanë e bukës dhe një këshillë fetare nga Azir Avdiu, i cili përcolli mesazhe reflektuese mbi rëndësinë e besimit, mirësisë dhe bashkimit në komunitet. Atmosfera shpirtërore u plotësua me recitimin e Kuranit nga Abdullah Shaqiri, si dhe me ilahi të interpretuara nga Avni Nebiu, duke i dhënë ngjarjes një dimension të veçantë emocional dhe fetar.

Fjalë përshëndetëse mbajtën kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, si dhe kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe rinor, si dhe rolin e aktiviteteve të tilla në forcimin e unitetit dhe vlerave shoqërore.
Ky iftar shërbeu si një shembull i bukur i bashkëpunimit dhe harmonisë ndërmjet institucioneve dhe rinisë, duke përcjellë mesazhe paqeje, respekti dhe solidariteti.

Likovë, 26 shkurt 2026