Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë organizoi një iftar të përbashkët me aktivistet vajza në ambientet e zyrës së degës.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku përveç momentit të iftarit u zhvilluan edhe biseda të frytshme rreth aktiviteteve të organizatës, angazhimit të të rinjve dhe rolit të tyre në shoqëri.
Ky iftar shërbeu si një mundësi e mirë për afrimin dhe bashkërendimin e aktivisteve, duke reflektuar edhe moton e këtij viti: “Ramazani – përkushtim që ndriçon shpirtin.”
Kumanovë, 7 mars 2026
