Është e gjashta herë që Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë organizon “iftarin e madh” në sheshin e qytetit të Kumanovës. Ai, ashtu si edhe viteve të tjera, jepte ndriçim social e qytetar për vetë përmasat që ka dhe për simbolikën që paraqet.
Iftari u mbajt dje, më 21.07.2013, dhe si tradicionalisht ishte në organizim të përbashkët financiar me Komunën e Kumanovës. Përndryshe, në kalendarin e veprimtarive të Komunës së Kumanovës, “iftari i madh” listohet si pjesë e verës kulturore të qytetit të Kumanovës.
Në këtë ngjarje me karakter më të gjerë fetar kishte mbi 500 persona të pranishëm. Kishte të pranishëm nga strukturat politike, edhe atë: Kryetari i Komunës së Kumanovës – z. Zoran Damjanovski, pastaj edhe kryetarë të degëve të partive politike në Kumanovës; ishin të pranishëm hoxhallarë, pedagogë, afaristë dhe personalitete të tjera publike krahas vetë anëtarëve dhe aktivistëve të Forumit Rinor Islam. Gjithashtu ishte i pranishëm edhe Sektori i Femrave i Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, me anëtaret dhe aktivistet që veprojnë në kuadër të tij.
Mbrëmja filloi me thirrjen e ezanit për të bërë iftar, kurse pas ngrënies së darkës, kishte edhe një drejtim të Kryetarit të Forumit Rinor Islam – z. Fevzi Musliut, pastaj edhe të Kryetarit të Komunës së Kumanovës – z. Zoran Damjanovskit, kurse pas tij edhe përshëndetje nga Kryetari i Degës së Kumanovës të Forumit Rinor Islam – z. Berat Limanit, i cili shkurtas përshëndeti të pranishmit, i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë ngjarje madhështore, pastaj falënderoi edhe afaristët lokalë për mbështetjen financiare që ia japin këtij asociacioni rinor jo vetëm për këtë veprimtari, por edhe për të tjera, me vite të tëra. Ai njashtu falënderoi edhe aktivistët që i udhëheq, të cilët vullnetarisht japin kontribut për realizimin e këtyre organizimeve.
Përndryshe, Dega e Kumanovës filloi edhe aktivitetin-ombrellë të titulluar “Netët e kulturës islame”, i cili filloi dje, më 21 korrik dhe do të mbarojë më 23 korrik në qendër të qytetit. Në këto netë do të ketë prezantim dhe shitje të librave me tematikë fetare, prezantim të ushqimeve tradicionale shqiptare, prezantim e promovim të videoklipeve më të reja të ilahive të sapodala, freskim me çaj e kafe etj.
Zyra për marrëdhënie me publikun pranë Forumit Rinor Islam
EDITOR
11 years ago
previous article